E Diel, 1 Nëntor 2026

3 anëtarët e kushtetueses, Kuvendi "OK" për 2 kandidaturat, rrëzohet i treti

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dy nga 3 kandidaturat për antarë në Gjykatën Kushtetuese.
Në seancën e sotme plenare Kuvendi ka miratuar Altina Xhoxhaj dhe Bashkim Dedjan për në Gjykatën Kushtetuese ndërkohë që ka rrëzuar dekretin e presidentit Topi për Vangjel Kostën.
Altina Xhixhaj ka marrë 70 vota pro, 2 kundër ndërsa Bashkim Dedja ka marrë 70 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim. Kandidatura e vetme e cila nuk u miratua sot nga Kuvendi ishte Vangjel Kosta i cili ka marrë 66 vota kundër, 4 pro dhe 2 abstenim.
Ndërkohë në 18 maj të treja kandidaturat ishin kaluar në komisionin e ligjeve pasi këta të fundit ishin pyetur rreth një sërë çështjesh ku nuk munguan as ato të karakterit politik.
Emrat e të zgjedhurve nga kreu i shtetit janë rrëzuar njëhërë nga mazhoranca aktuale në vitin 2008, kur ata ishin përzgjedhur nga Presidenti për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›