Meta do rikandidojë për një mandat të tretë edhe pse thyhet statuti i partisë

Ilir Meta
Lëvizja Socialiste për Integrim edhe pse është një parti fraksioniste e dalë nga PS-ja “për shkak të mos funksionit të rregullave të lojës brenda partisë tashmë po i lejon edhe vetës thyerjen e këtyre rregullave.
Ilir Meta, kryetari i saj që prej themelimit të LSI-së në vitin 2004 tashmë ka deklaruar publikisht se do të garojë për një mandat të tretë si kreu i kësaj force edhe pse statuti nuk ia lejon një gjë të tillë.
Në kushtetutën e LSI-së thuhet se Kryetari zgjidhet një herë në 4 vjet nëpërmjet votimit nga anëtarësia dhe se Kryetari i L.S.I. së nuk mund të zgjidhet në funksion më shumë se dy mandate radhazi.
Kjo nuk është aspak çudit në fakt po të kujtojmë se Meta është shprehur se rikthimin e tij si anëtar të kabinetit qeveritar nuk e pengon asgjë edhe pse është në hetim për korrupsion.
Në deklaratën për shtyp, Meta foli edhe për marrjen e statusit kandidat për anëtarësimin në BE, gjë të cilën e konsideroi objekti kryesorë të Shqipërisë dhe LSI-së.