Meta: Ndjej kënaqësi kur më akuzojnë për shitblerje këshilltarësh
Ilir Meta, kryetar i LSI, tha se ndjen kënaqësi kur dëgjon akuza për shit-blerjen e këshilltarëve. I pyetur gjatë një interviste se tani pas blerjes së deputetëve ka nisur blerja e këshilltarëve, Meta tha se të gjithë i ka kapur Meta-mania. Për mua është kënaqësi që të dëgjoj akuza të tilla dhe të kuptoj që ka shumë elementë që i ka kapur Meta-mania. Mua kjo nuk krijon asnjë lloj shqetësimi. Për sa i takon qarqeve, a i dini ju rezultatet e qarqeve? A e dini rezultatin e Qarkut të Tiranës i cili është 85 me 15? A e dini Qarkun e Dibrës i cili është mbi 40 me 5 e kështu me radhë. Nuk është faji ynë për këtë që ka ndodhur. Nuk është faji ynë pse ish kryetari i PS-së së Vlorës, anëtari i Këshillit të Bashkisë, anëtari i Këshillit të Qarkut, z. Sulçe denigrohet nga partia e vet ku kontribuoi 20 vite dhe detyrohet të marrë qëndrim që është e drejtë e tij. Nuk mund të thuash që është një njeri i cili nuk është i vetëdijshëm për atë që bën, tha Meta.
I pyetur për rikandidimin e tij në krye të LSI, Meta tha se mirëpret kandidaturat alternative. Meta tha se atij i pëlqen shumë gara.