Topi, në krye të KLSH njeriun e tij, Sali Shehu
Tiranë- Sali Shehu është emri të cilin Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi propozoi sot për në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Presidenti Topi firmosi sot dekretin në të cilin përcaktohet emri për kreun e KLSH-së. Dekreti pritet të diskutohet në parlament për të marrë ose jo miratimin. Sali Shehu, ish deputet i PD, i lënë jashtë listës së anëtarëve të parlamentit nga Sali Berisha, ben pjese ne ate qe tashme njihet publikisht si grupi politik i presidentit, me te cilet Topi pritet te hidhen ne tregun politik, me partine e tij te re.
Dekreti citon: .Në mbështetje të neneve 162, pika 2 dhe 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 11 të ligjit 8270, datë 23.12.1997 Për Kontrollin e Lartë të Shtetit, i ndryshuar, dekretoj: Sali Shehu i propozohet Kuvendit për tu zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
KLSH ka për objektiv kontrollin e përdorimit efektiv dhe të dobishëm të fondeve publike, miradministrimin financiar dhe kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë në fushën ekonomike e financiare. Gjithashtu, komunikimin dhe dhënien e informacionit autoriteteve publike dhe publikut në përgjithësi, nëpërmjet publikimit të raporteve të paanshme.
Shkrime të tjera me interes: