E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaban Memia jep dorëheqje nga ALUIZNI

Share

Shaban Memia ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i agjencisë për legalizimin e ndërtimeve pa leje, të njohur me emrin Aluizni. Mësohet se ai ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme pranë kryeministrit. Ende nuk dihen shkaqet e largimit të Memisë nga kjo detyrë, të cilët e mbante që nga themelimi i agjencisë, por mësohet se një arsye mund të jetë përplasja për largimin nga detyra të Ferdinand Shehut, kreut të ALUIZNI-t për Tiranën. Memia e largoi nga detyra me akuzën se kishte punuar për strukturat e hetimit gjatë regjimit komunist, por ishte kryeministri që nuk lejoi largimin, deri në përfundimin e një hetimi nga një grup kontrolli i kryeministrisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›