Ekstradohet në Itali, bosi i Ndraghetës
Është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë, shtetasit italian Giuseppe Simonelli. 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol për trafikimin ndërkombëtar të lëndës narkotike e llojit kokainë. Ai u arrestua në gusht të këtij viti në Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Italiane.
Simonelli ishte i lidhur me grupin mafioz të Ndraghetës dhe njihej si El Paco. Ai është pjesë e një grupi italianësh të ndjekur nga antidroga, amerikane DEA, të akuzuar për trafikimit ndërkombëtar të kokainës nga vendet e Amerikës Latine dhe të Amerikës Qëndrore në drejtim të Italisë.
Ai u arrestua ndërsa shijonte rrezet e diellit, në plazhin e Jonufrit në Vlorë, nën shoqërinë e një shqiptari dhe të një italiani tjetër. Simoneli, kishte mundur ti shpëtonte operacionit të antidrogës italiane, Due Torri Conection (Lidhja mes dy Kullave), i kryer pak ditë më parë nga policia e Bolonjës e cila kishte marrë 17 vendime arresti të Gjykatës së Anitmafias së Bolonjës, që duhej të ekzekutoheshin nga policia.