Meta: Ndryshimet në Kushtetutë të nevojshme por të nxituara
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka kontestuar dje në mënyrën sesi po ndërmerren ne Kushtëtutë. Ai ka zhvilluar disa takime në Berat dhe komunat, Velabishtit, Sinjë,Vërtop të këtij rrethi, i shoqeruar nga Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar Edmond Haxhinasto, Koordinatori për Marrëdhënie me Jashtë në LSI, Z.Dorian Duçka, zv/sekretarja e përgjithshme e organizimit Blerina Ago, si dhe nga koordinatorët e LSI-së në këtë qytet Tomor Kapllani dhe Leka Papa Duke u ndalur gjerësisht në çështjet e politikës së ditës përsa i takon Reformës zgjedhore dhe ndryshimeve në Kushtetutë, kreu i LSI-së tha se modeli aq po përgatit lidershipi i PS-PD-së për reformën zgjedhore, ai spanjoll, “është një komplot i vërtetë për demokracinë shqiptare”. Sipas tij për lidershipin PD-PS, nuk ka rëndësi se dëmtohet rëndë demokracia, nuk ka rëndësi që sistemi që po përgatitet prej tyre cënon frymën e Kushtetutës, por e rëndësishme është që lidershipi i këtyre dy partive të uzurpojë përfaqësimin e shqiptarëve në parlament në mënyrë të pandershme dhe njëkohësisht
këta dy liderë të kontrollojnë gjithçka që ndodh brenda partive të tyre. Duke shprehur vullnetin politik të LSI-së përsa i përket bërjes së Reformës zgjedhore, Meta u shpreh
se “ne duam një reformë zgjedhore që shqiptarët të kenë një rol kryesor në parlamentarizmin e vendit duke zgjedhur edhe deputetët”. Sepse në të kundërt shtoi ai, nëse do të kishim lista të mbyllura ku shqiptarët detyrohen të zgjedhin emrat që janë paracaktuar nga kryetari i partisë, kështu do të kemi shkëputjen e elektoratit nga deputeti. Duke e cilësuar kryeministrin Sala Berisha, si një të keqe për shqiptarët, lideri i LSI, Meta u shpreh se “me Berishën nuk mund të ketë reforma, me Berishën ka vetëm kriza, siç ishte tragjedia e rëndë e Gërdecit”. “Ne duam një Reformë zgjedhore që shqiptarët të kenë një rol kryesor në parlamentarizmin e vendit duke zgjedhur edhe deputetët, sepse në të kundërt shtoi ai, nëse do të kishim lista të mbyllura ku shqiptarët detyrohen të zgjedhin emrat që janë paracaktuar nga kryetari i partisë, kështu do të kemi shkëputjen e elektoratit nga deputeti. Ndaj tha ai,ne jemi të vendosur dhe të përcaktuar në këtë rrugë, dhe me keqardhje konstatojme se e kundërta ndodh me maxhorancën qeverisëse. E kundërta ndodh edhe me lidershipin e një pjesë të opozitës, që bashkepunimin e ka zevendesuar me klientelizmin, ndershmerinë e ka zevëndësuar me pabesinë dhe me mosmirënjohje”- deklaroi Meta. Meta ndërkaq është ndalur dhe në çështjen e ndryshimit të kushtetutës. Sipas kreu të LSI-së, debati për ndryshimin e Kushtetutës mund të jetë e domosdoshme, sepse po bëjmë afërsisht dhjetë vjet dhe pak a shumë e dime se me çfare problemesh jemi përballur. “Por ndryshimi i Kushtetutës nuk mund të ndodhe kështu, sa herë do njëri, apo kur do tjetri, shtoi ai. Sipas tij , nëse ka një institucion kushtetues që gjatë këtyre dhjetë viteve ka funksionuar në mënyrë demokratike në përgjithësi, dhe ka qënë faktor stabiliteti për të gjithë sistemin politik dhe institucional ka qenë ai i Presidentit. Institucioni i Presidentit është një institucion që duhet të jetë mbi partite. Për këtë arsye në rast se Berisha dhe Rama kane shqetësim që të evitohen krizat politike që mund të shkaktohen nga neni aktual i cili parashikon që në të gjitha rastet për zgjidhjen e Presidentit duhen
84 vota, pra 60%, atëherë pse këta janë tërhequr nga ajo që kanë deklaruar kohë më parë që deklaruam edhe ne, që Presidenti të zgjidhet nga populli”- përfundoi Meta.