E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet reforma kushtetuese, vendi çlirohet nga njolla e Dushkut

Me 115 vota pro, 17 kundër dhe 3 abstenime, Kuvendi i Shqipëria ka miratuar dje paketën e ndryshimeve kushtetuese. Këto të fundit që përfshijnë sistemi zgjedhor, mënyrën e zgjedhjes së presidentit dhe disa pjesë të tjera, përbëjnë një ndër hapat më historikë që ka ndërmarrë vendi që prej shembjes së diktaturës komuniste. Kështu është shprehur dje në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministri Sali Berisha duke mbrojtur paketën e amendimeve në Kushtetutë. “Kjo seancë vjen, si një zhvillim kulmor i një procesi, ndoshta më të përgjegjshëm në të tërë rrugën tonë për ndërtimin e demokracisë dhe shtetit ligjor. Sepse në këtë Parlament dhe po këta njerëz, vetëm një vit më parë masnim me lupë çdo gërmë, kthenim stërkthenim çdo vendim. Por ndodhi një diçka shumë e thellë, e cila u bë një imperativ për një ndryshim madhor cilësor të kulturës politike të këtij vendi dhe ky ishte procesi i anëtarësimit në NATO. Ky proces, është ndër më të ndërgjegjshmit, sepse ky proces ka nisur 4-5 muaj që kur u duk qartë se do merrninm ftesë. Është ky proces që ka çuar së bashku pozitën dhe opozitën në tribunat e Brukselit, për të bërë avokatinë e këtij projekti. Dhe unë mendoj se ajo që spikat më shumë është shkalla e përgjegjësisë së lartë që prodhohet sot në këtë vend” - deklaroi Berisha. Sipas kreut të mazhorancës, asnjeri nuk nuk mund të harrojë proceset e mundimshme, në të cilat ka kaluar Shqipëria gjatë viteve. “Nuk mund të harojmë faktin që kalonim nga kriza në krizë. Ne po përpiqemi që ta ketë më të lehtë rrugën ky vend që të jetë normal ashtu siç e meriton. Cili mund të thotë se nuk na krijoi problem e sistemi zgjedhor, që na bëri qesharakë në gjithë botën, a nuk jëemi net ë gjithë që e ngjyejmë kafshatën në këtë sistem Dushku? Unë ju ftoj që të kthejmë faqen. Po realizojmë një reformë, për të cilët shqiptarët kanë vuajtur më shumë se të gjithë të tjerët: votën e lirë. Rajoni nuk do ketë më ngjyrat blu ose rozë por çdo votë do të përfaqësohet në parlament. Ai sistem i jep vendit qeverisë por i jep vendit dhe opozitës, sikundër i jep edhe vendit edhe qeveri të qëndrueshme”- theksoi Berisha.
Në të njëjten linjë ka qenë edhe kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj. Sipas saj ndryshimet në Kushtetutë, janë një ndarje e rëndësishme për vendin. “Ne konsiderojmë se i japin rugë një fazë të re, modifikojmë një proces që mbi të gjitha të jetë i dobishëm për vendin. Vendi më shumë se kurrë ka nëvojë për reforma. Ne besojmë që kjo është një ndërrmarrje që del përtej kufijve të vogla partiake dhe që oreintohet nga interesa të mëdha të vendit. E konsiderojmë konsensusin jo vetëm një nevojë për reformat por nisi një vlerë që duhet kultivuar në të ardhmen. Kjo paketë vjen përmes një procesi të gjatë konsultimi, është diskutuar në mjedise politike. Këtu u thanë shumë të pavërteta. Ndryshimet e propozuara nga sistemi zgjedhor. Do e ndajnë vendin përfundimisht nga sistemi i korrupsionit politik zgjedhor që e bën edhe çdo fitues të ndihet keq. Ky projekt heq çdo mundësi për tjetërsimin e votës, u jep mundësinë votuesve të zgjedhin programin dhe ekipin. Kjo nisëm nuk synon eleminimin e askujt, përkundrazi është pro rezultatit real, dhe një nisëm që garanton qeverisshmëri”- deklaroi Leskaj. Edhe kryetari i LDK, Nikoll Lesi është shprehur dje pro ndryshimeve kushtetuese ne Kuvendin e Shqiperise. Kontestime të ashpra kanë ardhur nga grupi parlamentar LSI-PDS. Kreu i PDS është shprehur kundër ndryshimeve kushtetuese ne Kuvendin e Shqiperise. Paskal Milo i ka pare si antidemokratike propozimet e dy partive me te medha ne vend Partise Demokratike dhe Partise Socialiste. “ Kemi 18 vjet qe qeverisemi nga 2 parti”, ka deklaruar Milo duke shprehur kundërshtimin e tij per miratimin e ndryshimeve te reformes zgjedhore dhe menyres se zgjedhjes se presidentit. Paskal Milo eshte shprehur i habitur se si ka mundesi qe sot PD e PS jane ne nje kompromis kur prej vitesh me radhe ata kane patur kundërshtime te forta debate te vazhdueshme, ndërsa Kryetari i Partisë Aleanca Demokratike Neritan Ceka ka deklaruar se eshte kunder ndryshimeve te kushtetutes. Propozimet e bera, sipas tij jane te papërshtatshme per kohen pasi aktualisht Shqiperia ka te tjera ceshtje per te diskutuar.
Topalli: Reformat e mëdha, siguri për anëtarësimin e plotë në NATO/Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u shpreh dje në parlament, se "momenti i reformave të mëdha ku ndodhet Shqipëria e bën më të sigurt rrugën pa kthim të saj, drejt anëtarësimit të plotë në NATO". Pasditen e sotme, pak para fillimit të seancës plenare të radhës, Kryetarja Topalli u takua në ambientet e sallës së seancave plenare të Kuvendit me Presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiç, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Pas këtij takimi, znj. Topalli, mbajti një fjalë të shkurtër para deputetëve, për t'ia lënë më pas vendin përshëndetjes, që Presidenti Mesiç i drejtoi Kuvendit të Shqipërisë. Duke vlerësuar marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO të Shqipërisë dhe Kroacisë, në Samitin e Bukureshtit (2-4 prill), znj. Topalli theksoi, se "ftesa e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, është një piketë domethënëse në perspektivën e vendeve tona, një hallkë e fortë në zinxhirin e zhvillimeve progresive që vendos fatet e vendeve tona, por edhe të krejt rajonit në gjirin e vendeve të lirisë, duke na shkëputur nga një e kaluar e trazuar". Sipas kryeparlamentares, "ftesa për anëtarësim në Aleancën e madhe të lirisë, ishte një nga ngjarjet më domethënëse në historinë e demokracisë së Shqipërisë, një vlerësim për reformat e guximshme dhe kurajoze, por edhe një kapitulli i ri sfidash, të cilat jemi të vendosur t'i përballojmë me sukses". "Rajoni ynë ka nevojë për paqe dhe stabilitet, gjë që përbën dhe vizionin tonë, që së bashku mund ta arrijmë", nënvizoi Kryetarja e Kuvendit.
Leskaj: Unikë në miratimin e amendimeve, Koçi jo pjesë e grupit parlamentar të PS-së/Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është unik në qëndrimin e tij për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, në seacën e sotme në Kuvend. Kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, u shpreh për mediat dje në mesditë se grupi Parlamentar i Partisë Socialiste pasi diskutoi ndryshimet e propozuara, “është unik në qëndrimin e tij për sa i përket votës në Parlament, pra për të votuar këto përmirësime në sistemin kushtetues”. “Grupi Parlamentar i PS-së gjykon se seanca e sotme e ndan një herë e mirë sistemin politik dhe Shqipërinë, nga një sistem i cili ka sjellë deformime dhe probleme të mëdha në vend”- theksoi Leskaj. Në përgjigje të pyetjes lidhur me qëndrimin e deputetit socialist, Petro Koçi, i cili, pak minuta para fillimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, u deklarua kundër votimit të këtyre ndryshimeve, Leskaj, tha se “është e drejtë e zotit Koçi të deklarojë votën për vete”. “Unë flas për grupin parlamentar, i cili në mënyrë unike është deklaruar në mbështetje të paketës së propozuar për ndryshimet në Kushtetutë”- shtoi ajo. Kryesia e Partisë Socialiste dhe më pas dhe Grupi Parlamentar i kësaj partie, diskutuan të hënën rreth paketës së ndryshimeve në Kushtetutë nga kjo forcë politike dhe PD. Paketa lidhur me reformën zgjedhore, zgjedhjen e presidentit, mocionin ndaj kryeministrit, mandatin e Prokurorit të përgjithshëm, u miratua në tërësi të premten e kaluar nga Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi në tërësi me shumicë votash. Kjo paketë pritet të kalojë në seancën e sotme plenare të Kuvendit. Amendamenti më i rëndësishëm i miratuar në komision, lidhej me procedurat e zgjedhjes së Presidentit, për të cilin u paraqitën dy variante. Varianti i parë ishte formula e përfshirë në draftin PD-PS, sipas të cilit votimi në Kuvend i Kreut të shtetit të bëhet me pesë raunde. Në tre raundet e para votimi të jetë me 3/5, ose me 84 vota dhe në rast se nuk arrihet kjo shumicë, në dy raundet e fundit (4 dhe 5), Kuvendi do ta zgjedhë Presidentin me shumicë të thjeshtë (70+1 vota). Për këtë variant votuan pro shumica e deputetëve në komision. Ndërsa varianti tjetër, i propozuar nga një grup deputetësh të djathtë, që propozonte zgjedhjen e Presidentit nga populli, u rrëzua në komision. Megjithatë të dy variantet do t'i përcillen për shqyrtim seancës plenare të Kuvendit. Ndërkohë, ndryshimet e tjera kushtetuese të miratura në Komisionin e ligjeve konsistonin në përcaktimin e periudhës zgjedhore (neni 65). "Zgjedhjet për Kuvendin e ri zhvillohen në periudhën zgjedhore më të afërt, që i paraprin datës së përfundimit të mandatit të Kuvendit", thuhet në amendimin e këtij neni. Ndërsa, amendimi Kushtetutës për mocionin e besimit dhe mosbesimit ndaj kryeministrit, parashikon ndërhyrje në nenin 104 dhe 105.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›