E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Ndryshimi i rezolutes rruga me e mire

NJU JORK- Pas publikimit te lajmit se Serbia ka ndryshuar permbajtjen e rezolutes per Kosoven e cila do te diskutohet ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara ven edhe reagimi i ministrit tone te Jashtem Ilir Meta.

I ndodhur ne Nju Jork nga ku lobon per njohjen e Kosoves Meta gjate nje interviste per VOA u shpreh se ndryshimi i rezolutes serbe eshte rruga me e mire per te ecur drejt se ardhmes ndersa shtoi se Serbia duhet te kishte marre per baze rekomandimet e BE per ta terhequr rezoluten me qellimim integrimin e saj

Serbia duhet te kishte degjuar rekomandimet e BE por me iniciativen e ndermarre deri tani shpresojme ne kompletimin e kompromisit qe eshte rruga me e mire per te ecur drejt se ardhmes- u shpreh Meta.

Nder te tjera sqaroi se jane intensifikuar lobimet per Kosoven duke u shprehur se gjetem mbeshtetjen e Konfederates Islamike.
m.a/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›