Serbia ndryshon rezoluten per Kosoven
PRISHTINE- Qeveria e Serbise i ka miratuar konkluzat me te cilat autorizohet Ministria e Jashtme qe te paraqese propozimin e ndryshuar te rezolutes per Kosoven ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Propozimi i ndryshuar eshte harmonizuar me 27 vendet anetare te Bashkimit Evropian kane konfirmuar burime ne Qeverine e Serbise.
Ky eshte rezultat i marreveshjes se djeshme te presidentit serb Boris Tadic dhe kryediplomates se Bashkimit Evropian Ketrin Eshton ne Bruksel. Teksti i projekt-rezolutes eshte harmonizuar te merkuren me te gjitha partite ne koalicion dhe partite opozitare ne Serbi.
Ne komunikaten e Qeverise ne Beograd thuhet se dokumenti tek i cili eshte arritur ne bashkepunim me BE-ne eshte plotesisht ne pajtim me vendimin e parlamentit te Serbise te dates 26 korrik 2010. Ne njoftim theksohet se me tekstin e harmonizuar mbyllet procesi para Gjykates Nderkombetare te Drejtesise.
Me tutje ne projekt-rezolute behet thirrje per dialog ndermjet Beogradit dhe Prishtines i cili sic thuhet eshte ne pajtim me qendrimin parimor te Serbise se vetem permes bisedimeve mund te gjendet zgjidhje e pranueshme per te dyja palet lidhur me ceshtjen e Kosoves.
Ne tekst thuhet se me propozim-rezoluten ne asnje menyre nuk njihet pavaresia e Kosoves. Ne komunikaten e Qeverise thuhet se propozimi i mundeson Republikes se Serbise qe te vazhdoje ti mbroje interesat legjitime dhe kombetare te saj ne menyre paqesore dhe diplomatike ne bashkepunim me BE-ne dhe te gjithe faktoret e rendesishem nderkombetare.
m.a/rel/BalkanWeb