E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder grindje mes te rinjsh plagoset 21 vjecari

SHKODER- Nje 22 vjecar ne Shkoder ka mbetur i plagosur lehte ne dore pas nje grindje te momentit e cila rrezikoi te kthehej ne vrasje te dyfishte.
Ka qene 21-vjecari Savin Bardhi i cili ne debat e siper ka qelluar me arme tip automatik ne drejtim te dy te rinjve te tjere Almir Kazazit dhe Fatjon Nithit. Ky i fundit mbeti i lenduar lehte ne dore.

Sipas policise ngjarja ka ndodhur ne lagjen Kiras rreth ores 15 kur autori pasi ka debatuar me Almir Kazazin dhe Fatjon Nithin ka qelluar ne drejtim te tyre por sinerat e policise kane alarmuar 21 vjecarin i cili pasi hodhi armen ne toke u largua ne drejtim te paditur derisa u kap nga forcat e policise.

Paraprakisht mendohet se shkak i kesaj ngjarje te kete qene nje debat i momentit mes tre te rinjve.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›