E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitali i peruruar dje nga Berisha nuk hapet vazhdojne punimet

KAVAJE- Nje dite pas perurimit te spitalit te ri te Kavajes nga kreu i qeverise Sali Berisha sot spitali nuk ka nisur ende nga puna madje mungojne dhe bluzat e bardha qe nje dite me pare kishin mbushur oborrin e spitalit gjate inagurimit.

Ne ambientet luksoze te spitalit te ri mbizoteron heshtja totale ndersa disa punonjes ndertimi vazhdojne punen per te mbyllur vrimat e fundit te godines se re.

Drejtoresha e spitalit Pranvera Pajaziti sqaroi se spitali ende nuk eshte marre ne dorezim pasi ka ende pune me tubacionet e ujit te pijshem por dhe me ato te oksigjenit. Per ujin e pijshem ne ambientet e spitalit eshte hapur nje pus i thelle analizat per perdorimin e te cilit i kane kaluar Institutit te Shendetit Publik nga i cili priten dhe rezultatet.

Pas perurimit te kryeministrit pritet qe spitali te niste nga puna por kjo nuk ndodhi. Nderkohe nuk dihet ende se kur spitali i ri i Kavajes do te jete funksional.

e.n/news24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›