E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria zbut tonet me vendorët: Taksat do paguhen në bashki

TIRANË - Kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar sot se biznesi i vogël do të vazhdojë t'i paguajë taksat në bashki. Sipas tij, me ligjin e ri që miratohet ditën e mërkurë, pragu biznes i vogël dhe biznes i madh nuk do të ndryshojë. E vetmja gjë, që sipas Berishës ndryshon është se të gjithë ato biznese që kanë të ardhura vjetore nga 5 milionë deri në 8 milionë lekë të reja, do të paguajnë edhe TVSH.

Bizneset që bëjnë një xhiro vjetore nga 1-8 milionë lekë të reja në vit quhen biznes i vogël dhe taksat i paguajnë në bashki. Por siç deklaroi më parë Ministria e Finanacve do ta ulte këtë prag në 5 milionë lekë dhe të gjithë ata që do të ishin mbi këtë vlerë, do të konsideroheshin bzines i madh dhe për pasojë taksat nuk do ti paguanin më në bashki.

Tërheqja ka ardhur pas protestave të krerëve vendorë. Sot kreu i egzekutivit tha se "kufiri nuk do të zbresë. Pas disa konsultimeve të gjera, në mënyrë që të mos krijohet asnjë lloj konfuzioni dhe asnjë lloj spekulimi, pragu i biznesit të vogël mbetet deri në 8 milionë lekë qarkullimi vjetor".

Berisha e vijoi shpjegimin me fjalët se "ajo ç'ka i gjithë ky biznes do të paguajë, pa asnjë përjashtim, në bashki dhe në komuna është taksa e biznesit të vogël. Ne po shqyrtonim dy variantet dhe njëri ishte që t'ua kompensonim ne, por meqenëse vendosëm të mos lëvizim kufirin e biznesit të vogël, atëherë, në raport me bashkitë dhe komunat situata mbetet pa asnjë ndryshim".

Disa herë radhëzi kretarët e bashkive të majta kanë protestuar për të mos ndryshuar pragu i biznesit të vogël pasi do të uleshin të ardhurat për instuticionet vendore.

****

Protesta e vendorëve në nëntor / Të zgjedhurit e PS-së i kanë bërë apel kreut të qeverisë të heqë dorë nga cenimi i autonomisë vendore, duke i kërkuar plotësimin e 5 kërkesave brenda datës 5 dhjetor. në të kundërt kanë njoftuar përshkallëzimin e protestave.

Pas një proteste zhvilluar dhe para godinës qeveritare ata kanë nënshkruar edhe një memorandum ku listohen një sërë kërkesash drejtuar qeverisë.

"Ne kërkojmë angazhimin tuaj për plotësimin e 5 kushteve tona deri në 5 dhjetor", deklaroi Rama, i cili foli i fundit në protestën e zhvilluar, duke theksuar se sot firmoset edhe apeli publik drejtuar Berishes, ku i kërkohet t'i jepet fund politikës antidemokratike, antikushtetuese dhe antiligjore ndaj pushtetit vendor.

Sipas tij, nga paaftësia e qeverisjes, qytetarëve të Tiranës dhe jo vetëm, u shkaktohen gjithnjë e më shumë probleme. "Qeveria nuk do dhe nuk di t'i zgjidhe problemet", - tha Rama.

Kërkesat e vendorëve janë: Anulimi i amendamentit për taksat vendore, anulimi i vendimit që i konsideron bizneset e vogla, si të mëdha, kompensimi i të ardhurave nga përgjysmimi arbitrar i taksave të biznesit, dhënia fund e praktikës së granteve për nevojat e funksioneve vendore dhe aplikimi i taksave të ndara.

Nërkohë, kryetari i Bashkisë së Pogradecit ka theksuar se tashmë kanë më pak të ardhura nga taksta e bizneseve, mbledhin 1/10 e asaj që mblidhnin deri dje. "Ky është diskretitim për kryetarët e bashkive dhe komunave të PS-së dhe aleatëve të saj"- tha ai

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›