E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti, pritet të miratojë kodin e ri zgjedhor

Pritet të miratohet në parlament Kodi Elektoral , në një situatë të pazakontë ku në sallën keyesore të Kuvendit që nga e hëna pasdite plotësohet dita e nëntë e grevës së urisë së 10 deputetëve. Grupet parlamentare të dy partive më të mëdha janë të vendosur për të kaluar sot kodin e ri zgjedhor. Ky vendim i ka paraprirë edhe këmbenguljes së deputetëve grevistë për të negociuar disa nene të kodit për administrimin dhe numrimin e votave, ku LSI-ja dhe PDK-ja kërkojnë të kenë përfaqësuesit e tyre në komisione. Duket se e vetmja përgjigje që do të vijë për deputetët grevistë është seanca ku do të miratohet Kodi i ri Elektoral. Kështu sot pritet që në parlament të zhvillohet një nga seancat më të jashtëzakonshme dhe ndoshta më të tensionuarat e kësaj legjislature.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›