E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Në zgjedhje me KQZ-në aktuale. Pas 23 qershorit, histori e re për vendin

meta-7-qershorTiranë- Ish-kryeministri, Ilir Meta në betejat e fundit politike ka përcaktuar shpesh fituesin nga humbësi, duke përcaktuar edhe rregullat e lojës.

I ftuar në Top-Story-Shqipëria Vendos 2013, të gazetarit Sokol Balla lir Meta u vendos përpara analistëve Zaloshnja, Babaramo e Çili dhe publikut, i cili përmes rrjetit social Twitter i drejtoi pyetjet.

Sokol Balla Zoti Meta, mirëseerdhët në këtë studio dhe faleminderit për durimin që tregoni për të qenë këtu sa herë ju kemi kërkuar.


Ilir Meta
 Ju falenderoj juve. Prezenca në këtë studio është një kënaqësi dhe detyrim.

Sokol Balla Në ditët e fundit, kemi një rritje të toneve në fushatë. Kemi fillimin e të ashtuquajturës fushatë negative me rritje tonesh të ashpra nga kryeministri dhe lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama. Ka pasur edhe incidente, si në ditët e sotme me deputetët tuaja në qarkun e Kukësit.

Ilir Meta  Kryesorja në këtë moment është arritja e standarteve më të rëndësishme në këto zgjedhje, nga vetë qytetatët tanë, që në 24 qershor, pavarësisht nga rezultati duhet të ndihen të qetë që vota e tyre është e çmuar dhe vlerësuar në terren, por edhe parnerët tanë ndërkombëtare duhet të ndihen të qetë e të vlerësuar, sepse pas miratimit të tre ligjeve, testi i radhës janë zgjedhjet.

Incidenti është për të ardhur keq. Ndodhi sot, kur deputetët e LSI në rrethin e Hasit, në mënyrë arbitrare janë bllokuar nga policia, që ka bllokuar automjetin e tyre, pa asnjë shkak për disa orë, deri sa u bë reagim publik dhe çështja u mbyll. Kjo është një sjellje shumë e vjetër, e viteve 1994-96 e ndaj shpresoj të jetë vetëm një episod papërgjegjshmërie i autoriteteve lokale dhe jo i ministrit Noka e Policisë së Shtetit, që kanë detyrim të ruajnë qetësinë dhe të garantojnë mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta.

Sokol Balla Rama, nga Kukësi, pati gjithashtu fjalë të ashpra ndaj Nokës, që është edhe kandidati që kryeson listën në Kukës. Përse Kukësi po kthehet në një histori interesante të këtyre zgjedhjeve, edhe pse duket si histori e mbyllur nga pikëpamja e shifrave?

Ilir Meta - Nuk është thjesht çështja e Kukësit, por fakti që në përgjithësi ekziston një dëshirë e fortë e shumicës së qytetarëve për një ndryshim dhe ka shumë arsye për këtë. Duke qenë se përmendët Kukësin, vendimi i kryebashkiakut për tiu bashkuar LSI-së, ishte i vlerësuar dhe i mirëpritur. Ju përmendët rastin e Kukësit, por ka bërë përshtypje fakti që në këto katër vite, që kur është inaguruar rruga e kombit, ai investim madhor mbi 1mld dollarë, nga i cili Kukësi përfiton shumë në reduktimin e distancës me Tiranën dhe pjesën tjetër të vendit, ka ndodhur që në katër vjet nuk janë shtuar vendet e punës, por familjet që mbijetojnë me asistencë sociale. 2 mijë familje nga 4 mijë mbijetojnë vetëm me asistencë 30-40 mijë lekë të vjetra në muaj. Pra rruga, pa dyshim është një mundësi e madhe për zhvillim, por nuk e sjell automatikisht atë nëse nuk realizon politika të tjera mbështetje zhvillimore nga ana e qeverisë, siç dëshmon fare qartë edhe rasti i Kukësit.

Sokol Balla – Ka pasur shumë debat pas vizitës së fundit të zotit Moore, drejtori i Departamentit të Shtetit për Europën dhe Azinë, që sipas tij, tashmë është Kolegji Zgjedhor që i jep një zgjidhje KQZ-së. Si e komentoni këtë dhe a mendoni që ende mund të ketë një zgjidhje për KQZ-në?

Ilir Meta - Ne nuk i kemi hequr vizën KQZ-së, por këtë e ka bërë Berisha, me sjelljen arrogante që bëri ndaj saj. Natyrisht që ka qenë vetëm në dorën e tij e nëse reflekton, për të vendosur besim dhe bonsens, kjo është gjë tjetër. Megjithatë, ai është i vendosur të mos bëjë hap mbrapa, edhe pse besoj që e ka kuptuar që ka bërë një gabim, ndërsa ne jemi të vendosur të ecim përpara. Do të jemi në çdo qendër votimi me komisionerët tanë, votat do i hedhin shqiptarët, e natyrisht që KQZ mund të vazhdojë kështu si është. Askush nuk duhet të mendojë që institucionet legjitime sipas kodit mund të eklipsohen kështu.

Sokol Balla Një javë më parë, nga kjo studio, kandidatja juaj për deputete, Kleida Gjosha, foli për një rol historik të LSI-së në miratimin e tre ligjeve. Cili është komenti juaj për këtë?

Ilir Meta - Unë besoj që është një rol i tillë dhe e nënvizoj, se institumi ynë për të miratuar ligjet tani kishte të bënte me faktin që nëse do të shtyhej në shtator apo tetor, nuk do të mund të merrnim dot statusin e vendit kandidat brenda vitit. Kjo ka qenë diçka e diskutuar qartë edhe me kosmionerin Fyle, ndaj mundësia më e shpejtë për miratimin e këtyre ligjeve ishte ajo që u ndoq.

Henri Çili Me të gjithë respektin për pyetjet hyrëse të zotit Balla, unë do të thoja që kemi ftuar Metën për disa gjëra më esenciale se ndihma sociale në Kukës. Një prej këtyre gjërave është panatyrshmëria e fushatës në dy dimensione. Nuk flas për rikthimin me të majtën, diçka le të themi logjike duke parë profilin e LSI-së, por kemi një pozicion të panatyrshëm në fushatë, pa kundërshtim të madh ndaj Berishës e pa ndonjë partneritet të natyrshëm me Ramën. Si të thuash, as me opozitë të vërtetë, as me partneritet të vërtetë me Ramën. Është e qëllimshme, është rastësore, strategjike, si e shpjegoni?

Ilir Meta - Mendoj se LSI është një forcë politike që ka historinë e saj, ka veçantinë e saj, pozicionin e saj politik dhe është shumë e qëndrueshme dhe e natyrshme në pozicion që ka. Në raport me qeverinë, që në momentin kur konsiderojmë të mbyllur marrëveshjen 4-vjecare për bashkëqeverisje, kemi të bërë të ditur arsyet e këtij divorci, siç ka qenë përqendrimi i pushteteve, zgjidhja e njëanshme e presidentit dhe çështje të tjera të lidhura me politikën e ekonominë. Ne mendojmë që këto ekuilibra demokratikë do të rivendosen përmes një qeverie të re. Natyrisht, askush nuk duhet të presë nga unë që të akuzoj apo të shaj Berishën, për shumë arsye. E para sepse kjo sna ndihmon të evidentojmë më mirë qëndrimet dhe problemet e vendit. E dyta, nuk është etike sepse përpara disa muajsh bashkëpunonim bashkë, ndërsa raportet brenda koalicionit, janë konstruktive, prioritetet dhe objektivat e përbashkëta, ndërsa çështja që përse e bëjmë fushatën veçmas dhe jo bashkë, më duket si e stisur, sepse të gjitha po e bëjnë në këtë mënyrë. Ajo që ka nevojë vendi është një forcë të përqendrojë vëmendjen tek problemet e vendit, e jo të tregojë besnikëri ndaj aleatit të ri e armiqësi ndaj tjetrit. Në fund të fundit, vendi ka nevojë për një standart të ri e ne ndiejmë që ky qëndrim i LSI-së e çon përpara politikën.

Henri Çili Në dy zgjedhjet e fundit të përgjithshme, ju keni përcaktuar fituesin dhe humbësin. A po përsërisni një fabul, që për herë të parë, të jeni ju fituesi taktik i këtyre zgjedhjeve?

Ilir Meta - Ne duam që fitues të jenë të gjithë qyterarët dhe e ardhmja e vendit. Kjo nuk është një retorikë apo prapagandë. Qytetarët duhet të jenë sa më pak nën trysni. Ju jeni analistë dhe e keni parë fushatën e shumë vendeve, e nuk ka gjëkundi 10 orë live mitingje. Ka shumë politikë në jetën shqiptare e shumë pak produkt ndaj përkujdesjes sociale të problemeve, pak debat për ekonominë dhe në këtë kuptim, ne mendojmë se duhet ta bëjmë politikën më tokësore dhe njerëzore.

Ilir Babaramo Zoti Meta, në lidhje me situatën ekonomike të vendit, cila është strategjia juaj për të zgjidhur problemet me huatë e këqija e borxhin shtetëror, që po shndërrohen në nyjen gordiane, atë nyje që mban të lidhur zhvillimin e ekonomisë shqiptare?

Ilir Meta - Mendoj se kjo është një situatë tërësisht e zgjidhshme. Është e vërtetë që jemi në një situatë ekonomike në prag kolapsi, për arsye sepse mendoj që ka munguar vullneti për ti zgji

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›