Elhaida Dani dhe Riccardo Cocciante vijnë sot në Tiranë (FOTO/VIDEO)
Tiranë- Vetëm disa ditë pas shpalljes fituese të edicionit të parë të ‘The Voice of Italy’, Riccardo Cocciante dhe Elhaida Dani do të mbërrijnë sot në Tiranë me ftesë të ministrit të Kulturës Visar Zhiti dhe të kryeministrit të vendit Sali Berisha.
Nëpërmjet një njoftimi, zyra e shtypit e ministrisë bën me dije se Cocciante është ftuar për një vizitë zyrtare kantautori i mirënjohur Italian Z.Ricardo Cocciante, emblemë e muzikës së sotme italiane, mentori që i dha një mbështetje të fuqishme këngëtares sonë Elhaida Dani, fituese e Voice of Italy.
Kjo vizitë organizohet në vlerësim dhe falenderim të kantautorit, i cili e udhëhoqi dhe e ndoqi me përkushtim dhe ndjeshmëri të pazakontë, performancën e saj në rritje.
Në ambjentet e institucionit ai do të takohet me Ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z.Visar Zhiti, ku do të organizohet dhe një konferencë për shtyp.
Ndërsa ditën e shtunë, në mjediset e Presidencës kantautori do të dekorohet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Data 7 qershor 2013
Ora 11:45 Mbërritja e këngëtarit Riccardo Cocciante në aeroportin Nënë Tereza
Ora 16:00 Mbërritja e këngëtares Elhaida Dani në aeroportin Nënë Tereza
Ora 18.00 Takim me Ministrin e TKRS-së Z.Visar Zhiti në mjediset e MTKRS
Ora 18.15 Konferencë për shtyp në mjediset e MTKRS- Salla Tefta Tashko
Data 8 qershor 2013
Ora 10:00 Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Z.Bujar Nishani, dhe Ceremonia e dekorimit dhe nderimit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë
Natën finale
Ora 11:00 Takim me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Z.Sali Berisha.