Meta: Nuk i ka dërguar letër Washingtonit, janë spekulime

Zëvendëkryeministri dhe njëherësh ministri i jashtëm Ilir Meta ka mohuar letrën drejtuar Washingtonin për tu ankuar për qëndrimet e mbajtura nga Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, John L. Withers duke i cilësuar si spekullime.
Në një konferencë për shtyp zoti Meta theksoi se lajmet e publikuara ditët e fundit në media është një spekulim për të mbushur thatësirën e krijuar për lajme.
"Më vjen shumë keq që kjo thatësirë që vjen nga koha ka sjellë edhe thatësirën për lajme. Lajmet të cilat janë publikuar në lidhje me një letër drejtuar Washingtonit janë spekulative. Puna ime më bën që të shkëmbejë letra me Washingtonin pOR nuk ka asnjë letër zyrtare drejtuar çdo vendi të huaj për tu ankuar për ndonjë ambasador" theksoi Meta.
Ndërkohë duke iu referuar liberalizimit të vizave për Shqipërinë numri dy i qeverisë theksoi se procesi për heqjen e vizave do të marshojë në mënyrë të pandalshme pasi vendi ynë i ka plotësuar të gjitha kërkesat e bëra nga Bashkimi Europian.
Përsa i përket negociatave për zgjedhjet vendore kreu i LSI-së Ilir Meta ka theksuar se deri më tani nuk ka asnjë negociatë me PD-në por çdo gjë do të vendoset në forumet përkatëse të partisë.