E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Nuk mund të ketë ndryshim kufijsh në Ballkan

Në një intervistë dhënë BBC-së Meta tha se dy vendet kanë vizion të njëjtë për sa i përket integrimit të plotë euroatlantik.

Ai paralajmëron intensifikimin e punimeve nga të dyja palët për zbatimin e projektit të Korridorit të Tetë, ndërkohë që shprehu shpresën se autoritetet maqedonase do të zbatojnë në tërësi Marrëveshjen e Ohrit.

Gjatë intervistës, Meta është pyetur edhe për zërat në Ballkan që kërkojnë ndryshimin e kufijve në Kosovë, duke theksuar se nuk mund të ketë kurrsesi ndryshim kufijsh në rajonin e Ballkanit. “Ende dëgjohen zëra për ndryshime kufijsh, për shkëmbime territoresh, pavarësisht se janë të izoluar dhe nuk e dominojnë klimën e përgjithshme pro-europiane që ekziston në rajonin tonë, prandaj kemi ritheksuar se prioritet i vendeve të rajonit tonë nuk mund të jetë kurrsesi ndryshimi i kufijve, por heqja e tyre, heqja e barrierave që pengojnë bashkimin e njerëzve, bashkimin e popujve dhe njëkohësisht bashkimin me Evropën”, thotë shefi i diplomacisë shqiptare.

Duke folur për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, Meta u shpreh se është tejet e rëndësishme që kljo marrëveshje të zbatohet plotësisht nga Maqedonia.

“Ne besojmë se Marrëveshja e Ohrit ka luajtur një rol të rëndësishëm në stabilizimin e situatës politike në Maqedoni dhe në progresin që ajo ka bërë gjatë këtyre gati nëntë viteve drejt NATO-s dhe BE-së. Natyrisht, unë kam theksuar se është e rëndësishme të kemi një zbatim të plotë dhe efikas të kësaj marrëveshje dhe ne besojmë dhe dëshirojmë që të shikojmë një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të ngushtë midis forcave politike shqiptare dhe autoriteteve maqedonase në mënyrë që kjo marrëveshje të respektohet dhe të implementohet në mënyrë rigoroze", vijoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›