Meta: Nuk u hoqën vizat, sepse kemi qenë më të izoluarit në EvropëNga TemaZëvendëskryeministri, Ilir Meta, tha dje se ne nuk përfituan nga lëvizja pa viza, për shkak se kemi qenë më të izoluarit në Evropë. Ai tha se opozita po spekulon me këtë çështj
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Meta: Nuk u hoqën vizat, sepse kemi qenë më të izoluarit në EvropëNga TemaZëvendëskryeministri, Ilir Meta, tha dje se ne nuk përfituan nga lëvizja pa viza, për shkak se kemi qenë më të izoluarit në Evropë. Ai tha se opozita po spekulon me këtë çështje, edhe pse para disa kohësh ishte vetë Meta që thoshte të kundërtën.
Meta tha dje, ashtu si Berisha, se problemi i vizave kishte ngelur te pasaportat biometrike, megjithëse para disa ditësh diplomatët përmendën çështjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar si pengesa.
“Së pari, dua të shpreh keqardhjen për spekulimet e opozitës me gjoja dështimin e Shqipërisë në liberalizimin e vizave në krahasim me vendet, të cilat sapo e arritën këtë objektiv pak ditë më parë. Dihet që, për arsye tepër konkrete, të cilat kanë të bëjnë edhe me trashëgiminë administrative, me cilësinë e dokumenteve të sigurisë, pra dihet që këto tri vende, që më parë e kishin marrë një miratim në parim dhe kuptohet që ishin në një moment më të avancuar se Shqipëria. Shqipëria, në momentin kur u mor vendimi për këto vende, nuk kishte prodhuar asnjë pasaportë biometrike dhe pa pasaporta biometrike nuk mund të lëvizë askush në mënyrë të lirë në hapësirën Schengen të Bashkimit Evropian.
Ju do të thoni, po pse nuk kishte asnjë pasaportë biometrike? Atëherë, ju e dini shumë mirë se çështja kryesore para zgjedhjeve ishte te kartat e identitetit dhe gjithë vëmendja kryesore ishte te prodhimi i kartave të identitetit si një element shumë i rëndësishëm për sigurinë e zgjedhjeve. Por të vazhdojmë me pyetje të tjera, atëherë mund të themi se përse këto kartat e identitetit nuk ishin bërë më parë dhe pse pasaportat nuk ishin bërë më parë, që Shqipëria të ishte në të njëjtin hap me tri vendet e tjera”, - tha Meta.
“Pra, mendoj se opozita është krejtësisht e pasinqertë, sepse dihej, dhe madje, po t’u referohemi dhe premtimeve elektorale të gjithë partive politike, të gjitha e kanë pasur parashikimin e vizave për në fund të vitit të ardhshëm, pra për vitin 2010. Njëkohësisht të mos harrojmë se këto tri vende, të cilat përfituan liberalizmin e vizave, kanë qenë pjesë e ish-Jugosllavisë dhe para 20 viteve ato, së bashku dhe me Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën dhe shumë vende të tjera udhëtonin pa viza, pothuajse në të gjitha vendet e zhvilluara, ndërsa ne kemi qenë vendi më i izoluar në Evropë”, - vijoi më tej ai.
Meta tha se opozita po derdh lot krokodili për këtë gjoja mosarritje.
Duke folur në lidhje me krizën politike në vend, Meta tha se gjithçka është provokim i opozitës, pasi në vend nuk ka krizë.
“Mos prisni nga unë të bie në nivelin e provokimeve të tyre. Nuk ka krizë në vend. Cila është kriza? Në vend ka një problem të madh, i cili është çorientimi politik i opozitës. Është dalja e saj nga binarët e demokracisë dhe parlamentarizmit dhe shpresoj që kjo thjesht të jetë e përkohshme dhe të jeni të sigurt që përpjekja e tyre për të agresivuar situatën në vend në mënyrë artificiale, do të dështojë, sepse qeveria është e vendosur të ecë në rrugën e reformave, është e vendosur të ecë në rrugën e një zhvillimi të qëndrueshëm të vendit dhe nuk mundet kurrsesi të bjerë në nivelin e provokimeve aq të rëndomta e të bezdisshme tashmë edhe për qytetarët shqiptarë. Ne na vjen keq”, - tha Meta.
PS: Parulla e Metës ishte: “Kush me Saliun do të hajë, kokën ulur gjithë jetën do mbajë”
Partia Socialiste reagoi ndaj akuzave të kryetarit të LSI, Ilir Meta, se po derdh lot krokodili për çështjen e vizave duke i kujtuar atij protestat që bënte për largimin e Berishës.
“Ilir Meta, jo vetëm që nuk mund të krahasojë opozitën me krokodilin, po zor se e krahason dot edhe krokodilin me veten, duke bërë sot sikur i qan hallin atyre që i tradhtoi vetëm e vetëm për një garuzhde nga përsheshi i Sali Gërdecit. Prandaj Iliri i Sali Gërdecit bën mirë ta hajë atë përshesh pa e ngritur kokën për t’u bërë moral të tjerëve, sepse, sa herë flet, pështjellon stomakun e popullit opozitar duke na kujtuar ulërimat e tij “Sali, ik!” apo parullën e tij të famshme “Kush me Saliun do të hajë, kokën ulur gjithë jetën do mbajë”! - tha zëdhënësja e PS.