E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: OSBE, lojera me zgjedhjet

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ka sulmuar serish prezencen e OSBE ne Tirane. Kete radhe, pervec mosbesimit ne paanesine dhe devotshmerine e ketij institucioni nderkombetar per te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme ne Shqiperi, Meta ben prezent dhe nje akuze tjeter ndaj saj, ate te interesit te OSBE per te zgjatur pafundesisht mandatin ne Shqiperi. Dhe per kete, sipas tij, mesa duket deshiron te kete gjithnje zgjedhje me probleme. "Ne me te drejte nuk mund te besojme te OSBE-ODIHR, te qendrimet e trefishta, te katerfishta, etj. Ndoshta interesi i tyre eshte te vazhdojne pa fund te rrine ne nje vend si Shqiperia, qe gjithmone te jete ne harten nderkombetare si nje vend me probleme, si nje vend, i cili nuk eshte ne gjendje te siguroje standarde evropiane te zgjedhjeve", ka qene akuza e forte e Metes ne drejtim te Prezences se OSBE ne Tirane. Por sipas tij, ky nuk eshte interesi i LSI, ky nuk eshte interesi i shqiptareve. Me tej ai ka kercenuar se "lojera te tilla me vendin tone, nuk duhet te kete kurajo te beje askush ne te ardhmen. Ne i dime standardet evropiane, ne i dime principet nderkombetare qe garantojne zgjedhje te ndershme e te lira, ne e dime rendesine fondamentale te votes se lire, per te pasur nje shtet demokratik, nje shtet te se drejtes". Njeheresh ai eshte shprehur se shqiptaret e dine se pa vote te lire dhe te shenjte nuk mund te kete as prone te shenjte, nuk mund te kete as stabilitet, as prosperitet dhe as mireqenie per qytetaret dhe shqiptaret ne pergjithesi. Ne kete kendveshtrim ai eshte i shprehur se do ndjehet me i bindur, se eshte koha jo vetem qe t'u drejtohet te gjithe shqiptareve per te perkrahur LSI dhe koalicionin qe drejton, si te vetmen garanci per te mbrojtur te drejtat dhe lirite e tyre themelore, por, njekohesisht, sipas tij, tashme ata jane garantet e sigurt te mbrojtjes se zgjedhjeve dhe te votes se cdo shqiptari ne Qershor 2009. "Kete gje do ta realizojme permes nje strategjie teper konkrete dhe te mirefillte, e cila paralizon skemat manipuluese apo cenuese te votes. Per kete do te kemi nje asistence dhe mbeshtetje te jashtezakonshme nderkombetare", ka perseritur serish Meta idene e thirrjes se dy kompanive nderkombetare te paralizimit, te manipulimit dhe te vezhguesve te huaj qe do te veprojne paralel me monitoruesit e OSBE. A.G


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›