E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lideret shqiptare takohen ne Maqedoni

Kryeministri i Shqiperise, Berisha dhe ai i Kosoves, Thaci, ishin te pranishem dje ne Shkup, per te marre pjese ne festimin e 100-vjetorit te Kongresit te Manastirit. Kreu i ekzekutivit shqiptar dhe kosovar u priten nga kryeministri i Maqedonise, Nikola Gruevski. Ne mbremje ato moren pjese ne Akademine Solemne te mbajtur ne Pallatin e Armates ne Shkup me rastin e 100-vjetorit te Kongresit te Alfabetit te Gjuhes Shqipe. Kreu i ekzekutivit shqiptar ka takuar gjithashtu dy lideret e partive politike shqiptare ne Maqedoni, kryetarin e BDI-se, Ali Ahmeti dhe ate te PDSH-se, Menduh Thaci. Ai ka vleresuar takimet me dy lideret e partive shqiptare, duke nenvizuar se eshte biseduar per ceshtjet e rendesishme ne te dyja vendet. Pas ketyre takimeve, eshte zhvilluar edhe takimi midis kryeministrit Berisha dhe atij te Kosoves, Hashim Thaci. Ky i fundit nuk ka planifikuar takime me lideret e partive shqiptare ne Maqedoni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›