Shqiperi-Maqedoni, me tren ne 2009
SHKUP-Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha dhe ai i Maqedonise, Nikola Gruevski, shprehen dje angazhimin e perbashket per ndertimin e lidhjes hekurudhore brenda vitit 2009, qe do te mundesoje lidhjen e dy shteteve fqinje. Kreu i ekzekutivit shqiptar, ndodhet ne Shkup per te marre pjese ne veprimtarite festive me rastin e 100-vjetorit te Kongresit te Manastirit. Pas takimeve zyrtare te zhvilluara, jane rikonfirmuar marredheniet e mira fqinjesore, por eshte biseduar edhe per intensifikimin e bashkepunimit, sidomos ne ekonomi. "Nje nga lajmet me pozitive qe del nga ky takim eshte se te dy qeverite do fillojne ndertimin e lidhjes hekurudhore mes dy vendeve", u shpreh kreu i ekzekutivit shqiptar, pas takimit me kreun maqedonas. Gjate takimit, te dy palet shprehen interesin e tyre per nje bashkepunim te gjere ne te gjitha fushat, ne luften kunder kriminalitetit, pergatitjen e nje kuadri te ri ligjor, per nje marreveshje te re per menaxhimin e ujerave te perbashketa, mbrojtjen e tyre, kontrollin e integruar te kufijve, pikat e reja doganore dhe shume fusha te tjera. Ne bisedimet e tyre, dy kryeministrat u ndalen vecanerisht ne zhvillimin e projekteve konkrete, qe zgjerojne bashkepunimin mes dy vendeve. "Qeveria maqedonase eshte marre me percaktimin e trasese dhe shpronesimet, ndersa Shqiperise i kane mbetur tre-kater kilometra dhe ne do perpiqemi qe brenda vitit 2009 ta kompletojme detyrimin tone", sqaroi kryeministri Berisha ne konferencen e perbashket per shtyp. Gjate ketij takimi eshte diskutuar edhe per ndihmen e perbashket dhe perkrahjen e ndersjelle mes dy shteteve drejt integrimit te tyre ne strukturat euroatlantike. Kryeministri Berisha ndodhet ne Shkup me rastin e shenimit te 100-vjetorit te Kongresit te Manastirit. Ai duke shfrytezuar kete takim, i shprehu kryeministrit Gruevski falenderimet per ceremonine qe u organizua ne kryeqytetin e Maqedonise, per nje nga ngjarjet me te medha e me rrezatuese ne historine e kombit shqiptar, 100-vjetorin e Kongresit te Manastirit dhe alfabetit shqiptar.
Denis Dedej
Denis Dedej