Moti i keq, nderprerje te theksuara energjie
Problemeve qe kane nisur prej me shume se nje jave me kufizimet e energjise elektrike, i eshte shtuar edhe moti i keq, i cili ka shkaktuar deme ne rreth 60 shtylla te tensionit te mesem dhe te ulet. Keshtu, pritet qe ne ditet e ardhshme oret e nderprerjeve te energjise, te shtohen. Sipas burimeve nga KESH, gjate dites se djeshme, kur stuhite preken gjithe territorin e vendit, jane rrezuar dhjetera shtylla te tensionit, duke lene qytete dhe fshatra te tera pa energji elektrike. Sikurse mesohet, grupet e avarise po punojne per rikthimin e energjise, por gjithcka eshte ne varesi te kushteve atmosferike, sepse nese stuhite vazhdojne, atehere nderhyrjet per riparime jane pothuaj te pamundura. Kufizimet jane te ndjeshme, duke nisur qe nga periferia e Tiranes, duke vazhduar me qendren dhe madje me te gjitha rrethet e Shqiperise. Konkretisht, ne zonen e Qesarakes ne periferi te Tiranes, per shkak te rrezimit te shtyllave te energjise, eshte nderprere furnizimi me drita. Sikurse mesohet nga Operatori i Sistemit te Shperndarjes, punonjes te ketij institucioni po verifikojne demet e stuhise, dhe gjate gjithe dites se sotme do te punohet per te rivendosur shtyllat e demtuara dhe percjellesit e energjise. Ne fakt, stuhite e djeshme nuk kane qene shkaku kryesor i nderprerjeve, pasi ato kane nisur rreth nje jave me pare. Cdo dite kryeqytetit ka filluar t'i mungoje energjia elektrike per kater ore e me shume. Ndersa ne disa zona periferike te tij, te jetuarit pa drita ka filluar te behet pjese e se perditshmes. Qytetaret ankohen se ky kufizim nuk eshte njoftuar zyrtarisht, ndaj ata nuk kane pasur mundesi te marrin masat qe t'i kryejne nevojat e tyre me minimale ne kohen kur ka energji. OSSH beri te ditur se mungesen e energjise elektrike do ta perjetoje i gjithe vendi, dhe Tirana do te jete me e privilegjuara edhe per shkak te numrit te larte te popullsise dhe bizneseve. Ne rajonet e tjera te vendit, kufizimet do te lidhen edhe me nivelin e arketimeve te energjise, per te cilen koorporata detyrohet te arrije ne detyrimet e percaktuara nga Ministria, me qellim arritjen e kuotave per nje privatizim te suksesshem.