E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Opozita pergjegjese per mosmarrjen e statusit



Zevendeskryeministri njekohesisht kryetar i Partise Levizja Socialiste per Integrim Ilir Meta ka akuzuar dje opoziten si pergjegjesen kryesore per deshtimin e Shqiperise ne marrjen e statusit. Sipas Metes qeveria shqiptare beri cishte e mundur dhe plotesoi te gjitha detyrimet qe rridhnin nga ky proces. Ai tha se statusi i vendit kandidat nuk iu dha Shqiperise per shkak ngercit politik qe sipas tij eshte krijuar artificialisht nga Partia Socialiste. Sipas Metes PS-ja mendon se nepermjet bllokimit te proceseve integruese demton qeverine por gabohet. Sipas tij nepermjet qendrimit destruktiv opozita nuk ben gje tjeter vecse etiketon veten si faktor izolues ne shoqeri dhe do te marre ndeshkim prej saj.
Statusi
Per ceshtjen e statusit dihet qe i vetmi problem ka qene dhe mbetet ngerci politik i cili eshte krejtesisht artificial dhe eshte krijuar krejtesisht nga opozita. Ajo opozita mendon se duke demtuar proceset integruese te vendit demton qeverine dhe mund te perfitoje politikisht. Por te gjithe e kane te qarte qe eshte ajo pergjegjesja kryesore e kesaj situate dhe askush nuk i beson lotet prej krokodili qe ata derdhin per ceshtjen e statusit pasi nese vertet kane preokupimin qe Shqiperia ta fitoje kete status dhe te ece perpara ne keto procese integruese te vijne dhe te votojne per Gjykaten Administrative te votojne per ligje te tjera te rendesishme dhe Shqiperia ecen perpara pa asnje problem - eshte shprehur Meta. Zevendeskryeministri ka shprehur bindjen se populli shqiptar do ta ndeshkoje opoziten per qendrimin bllokues qe ka mbajtur ne kete proces. Ne rast se mendojne se duke u kthyer ne elemente destruktive dhe pengues te ketyre proceseve do te ndeshkojne Shqiperine per te ndeshkuar qeverine duhet te jene te bindur qe vecse do te izolohen me tej si faktor destruktiv ne shoqerine tone dhe do te marrin ndeshkimin e merituar nga qytetaret shqiptare- eshte shprehur Meta.
Vizat
Edhe persa i perket procesit te liberalizimit te vizave kreu i LSI-se tha se opozita beri perpjekje qe ta bllokonte kete proces. Sipas tij qeveria ai doli mbane te permbushte te gjitha kushtet e kerkuara nga KE-ja per te marre vendimin pozitiv per heqjen e regjimit te vizave per qytetaret shqiptare. Besoj se qeveria ka permbushur te gjitha detyrimet e saj. Qeveria iu pergjigj ne kohe dhe me shume cilesi se bashku me te gjithe administraten pyetesorit te Komisionit Europian. Dihet se ishin pikerisht standardet dhe kerkesat e panumerta te plotesuara nga qeveria dhe nga administrata ato qe bene te mundur qe Shqiperia te meritoje liberalizimin e vizave dhe jo tia dhurojne. Ka qene nje proces shume i veshtire dhe i komplikuar - eshte shprehur Meta. Sipas tij nese do te ishte ne doren e opozites ky proces do te kishte deshtuar. Per fat te mire te Shqiperise dhe te shqiptareve opozita nuk kishte ndonje mundesi per te kushtezuar procesin e vizave sepse ne rast se do te kishte pasur nje mundesi te tille per shkak te karakterit te plote destruktiv qe ajo ka shfaqur prej gati nje viti ky do te ishte nje proces i pakurorezuar. Natyrisht qe ajo beri fushaten e saj per te demtuar sa te mundte.
Megjithate tashme ky eshte nje proces i fituar per te gjithe qytetaret shqiptare pa dallime partiake dhe politike - eshte shprehur zevendeskryeministri.

Topalli takon te persekutuarit me rastin e liberalizimit te vizave

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli pergezoi dje ish-te burgosurit dhe ish-te persekutuarit politike per heqjen e vizave vendimi historik permbylles qe mori BE-ja me 8 nentor. Kryetarja e Kuvendit duke falenderuar per pjesemarrjen ne gezimin e ketyre momenteve te paharrueshme per cdo shqiptar shprehu respekt dhe mirenjohje te thelle per ata mijera njerez qe u vrane u burgosen dhe vuajten denimet ne gulaget e diktatures me te eger te Europes. Kryetarja e Kuvendit tha se vendimi historik i heqjes se vizave eshte arritja me e madhe historike per nje popull qe ka jetuar historine me te dhimbshme te izolimit te nje vendi qe ishte nje burg i madh per te gjithe shqiptaret. Historia e ketyre burrave dhe grave eshte historia e nje shpirti te lire historia e nje sakrifice per ata qe donin ta shihnin vendin e tyre te lire. Ata kerkonin qe ta shihnin vendin e tyre dinjitoz kerkonin qe te ishin te lire ne levizjen e tyre. Nuk ka nje popull me te vuajtur dhe me te sakrifikuar per lirine sesa kombi jone. Ndaj dhe vendimi per heqjen e vizave per shqiptaret se pari fillon nga puna sakrifica shpirti i madh i lirise i secilit prej jush secilit prej familjareve tuaj motra vellezer qe sot nuk jane me - eshte shprehur Topalli.

Apeli
Presidenti Topi Klasa politike te zbatoje detyrat e lena nga KE-ja

Klasa politike duhet te zbatoje detyrat e saj te lena nga progres raporti i BE. Kjo eshte deklarata e Presidentit te Republikes Bamir Topi drejtuar partive politike duke bere thirrje qe ato te marrin pergjegjesite per te rritur bashkepunimin dhe avancimin e reformave te medha konsensuale te cilat do ta cojne Shqiperine drejt Europes se bashkuar. Institucioni qe une perfaqesoj ka ndare pergjegjesite edhe ne institucione te tjera ka dhene apele por eshte shume e rendesishme qe keto apele te absorbohen nga partite politike. I drejtohem klases politikes qe te marrin sikurse jane deklaruar ne nje sens te larte pergjegjesie edhe ne raport-progresin e KE-se per te korrigjuar ato elemente qe kane te bejne me bashkepunimin. Une jam i bindur edhe nga pervoja ime ne politike dhe kam besim se partite politike do te gjejne gjuhen e bashkepunimit dhe nuk ka pse te jap formula zgjidhjeje pasi ato dihen e arrihen nen frymen e dialogut e bashkepunimit parlamentar - tha Topi. Presidenti Topi nuk ka lene pa permendur edhe liberalizimin e vizave per shqiptaret ku ka theksuar rendesine qe ka respektimi i rregullave te vendosura nga Bashkimi Europian per levizjen e lire. Deklaratat presidenti i beri nga qyteti i Librazhdit ku zhvilloi takime me kreret e pushtetit lokal. Presidenti i uroi qytetaret e rrethit te Librazhdit per diten e clirimit te qytetit me date 10 nentor te vitit 1944. Pas takimit Topi beri vizita ne Spitalin dhe Kantinen e Veres se qytetit.

Mekullam Politikanet te bashkepunojne per hir te integrimit

Ambasadorja britanike Fiona Mekullam gjate fjales se mbajtur ne nje takim qe zhvilloi dje ne qytetin e Vlores me teme Shqiperia dhe Bashkimi Europian konfirmoi dhe njehere mbeshtetjen e Britanise se Madhe per procesin integrues te Shqiperise. Ai theksoi se zgjerimi i BE-se i ka rrenjet te reformat dhe te konsolidimi i demokracise i shtetit te se drejtes dhe i vlerave te perbashketa. Sipas saj vendimi per liberalizimin e vizave per Shqiperine eshte nje sinjal pozitiv qe BE-ja i jep Shqiperise edhe ne mbeshtetje te progresit te rendesishem qe eshte bere qe nga vitet 90. Ndersa persa i perket opinionit per statusin sipas ambasadores eshte nje tjeter shenje e qarte se cfare duhet permbushur tjeter per te bere progres drejt BE-se. Sipas ambasadores marrja e statusit te vendit kandidat nuk eshte thjesht nje kurdisje dhe kapercim i legjislacionit. Perkundrazi Shqiperia duhet te ndertoje nje kuader rekord reformash dhe ti zbatoje ato si dhe te forcoje shtetin ligjor. Ajo shtoi se nese Shqiperia kerkon vertet te beje progres te shpejte duhet qe te gjithe politikanet te gjejne nje rruge nepermjet se ciles te mund te bashkepunojne ne menyre konstruktive. Ata duhet te vendosin interesat kombetare mbi interesat partiake. Ambasadorja Mekullam ne fund te fjales se saj theksoi domosdoshmerine e vazhdimit te luftes kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.

13 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›