E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malmstrom Nese do te kete abuzime sistematike procesi do te rishikohet



Eljona Ballhysa
Komisionerja e Bashkimit Europian Sesilia Malmstrom dhe ministri belg per Emigracionin Melchior Wathelet kane vizituar dje Tiranen zyrtare ku kane kerkuar garanci per respektimin e detyrimeve qe rrjedhin nga procesi i liberalizimit te vizave. Ata kane takuar kryeministrin Berisha ministrin e Brendshem Basha nje grup studentesh si dhe kane zhvilluar nje takim me nje grup biznesmenesh. Gjate ketyre takimeve komisionerja Malmstrom dhe ministri Wathelet theksuan se eshte e nevojshme qe qytetaret shqiptare te respektojne rregullat dhe te mos qendrojne pertej afatit te percaktuar ne vendet e BE-se. Sipas komisioneres Malmstrom ne rast se do te kete abuzime sistematike te procesit atehere i gjithe procesi do te rishikohet. Duket se mesazhi i BE-se eshte teper i qarte.
Nderkaq kryeministri Berisha nga ana e tij ka dhene garanci se detyrimet do te respektohet dhe i ka njohur zyrtaret e larte europiane per fushaten informuese te ndermarre nga qeveria.
Mesazhi
Gjate takimit me kryeministrin Berisha komisionerja Malmstrom u shpreh se ky vendim per shqiptaret eshte nje arritje e madhe por qe te gjitha rregullat duhen respektuar. Eshte nje mundesi e madhe per shqiptaret qe te levizin te lire ne shtetet e Europes te takojne te afermit e tyre. Por ata duhet te kuptojne se liberalizimi pa viza eshte levizja me pasaporta biometrike per nje periudhe 3-mujore apo 180 dite. Pra edhe kjo ka kufizimet e veta. Me vjen mire qe ky mesazh po percohet gjithnje e me shume nga kryeministri i vendit - tha Malmstrom. Ajo theksoi se liberalizimi i vizave nuk u jep shqiptareve te drejten per te kerkuar azil ne vendet e BE-se. Kenaqesi qe jam ne Shqiperi jo per tju dhene lajmin e vizave pasi ai ka mberritur nder ju por per tu takuar me njerezit ketu. Eshte nje mundesi fantastike kjo si per qytetaret shqiptare qe te takojne njerezit e tyre ne Europe por edhe per europianet qe te mund te njohin shqiptaret. Kenaqesi qe u takova me kryeministrin Berisha qe te percjell mesazhin se liberalizimi i vizave eshte mundesi e mire por ka edhe kufizime - vijoi komisionerja europiane. Ajo vleresoi angazhimin personal te kryeministrit Berisha ne informimin e shqiptareve qe mund te udhetojne me pasaporta biometrike per ne Bashkimin Europian per tre muaj si dhe me kufizimet e ketij vendimi. Liberalizimi i vizave nuk u jep te drejten qytetareve shqiptare per leje pune dhe per te qendruar me gjate ne vendet Shengen - tha Malmstrom. Ne kete takim ishte i pranishem edhe sekretari i ministrit belg per Emigracionin Melchior Wathelet ne cilesine e perfaqesuesit te vendit qe mban presidencen e radhes se BE-se. Ai konfirmoi se 27 vendet anetare te BE-se kane dhene nje sinjal te rendesishem duke votuar unanimisht liberalizimin e vizave per Shqiperine. Ne e kemi kuptuar sa e rendesishme ishte kjo ceshtje per Shqiperine dhe per Bashkimin Europian dhe dua te falenderoj kryeministrin Berisha dhe ministrin Basha per angazhimin qe kane dhene per te respektuar te gjitha kushtet e lidhura me liberalizimin e vizave. Shqiperia ka marre nje angazhim te forte ndaj 27 vendeve anetare per te ndaluar cdo keqperdorim ose abuzim te liberalizimit te vizave - tha Wathelet. Edhe gjate takimeve te tjera ne Shqiperi dy perfaqesuesit e larte te BE-se shpjeguan detyrimet qe rrjedhin nga procesi i heqjes se regjimit te vizave. Gjithe ideja eshte qe nuk eshte me e nevojshme qe te shkoni ne ambasada dhe te beni intervista te gjata. Ka rregulla te qarta. Pergjegjesia juaj eshte qe te demonstroni qe ju keni per qellim te qendroni ne keto vende vetem per 3 muaj dhe nuk keni qellim per ta shkelur kete afat. Nese qendroni pertej ketij afati eshte qendrim i paligjshem dhe ndaj jush do te merren masa - eshte shprehur komisionerja Malmstrom.
Angazhimi
Ndersa kryeministri Berisha gjate fjales se tij tha se ai vete eshte angazhuar personalisht se bashku dhe me anetare te tjere te qeverise per te informuar rreth mundesive si dhe kufizimeve ne menyre qe te shmangen abuzimet e ketij procesi. Nga ana e tij Berisha shprehu edhe nje here mirenjohjen ndaj KE-se per vendimin e marre. Shpreh mirenjohjen me te thelle per KE-ne Kryesine belge te BE-se dhe per te gjitha vendet anetare te BE-se per vendimin e tyre me 8 nentor. Qeveria ime eshte e vendosur per bashkepunim total qe te shmangim cdo lloj pengese negative ndaj ketij akti madhor qe mori BE-ja. Falenderoj komisioneren Malmstrom per mbeshtetjen qe i dha ketij procesi - tha kryeministri Berisha.

Qeveria koncert festiv ne Tirane nen moton Pa viza ne Europe

Qeveria organizoi dje ne mbremje nje feste te madhe me rastin e liberalizimit te vizave. Koncerti festiv qe u mbajt ne sheshin Nene Tereza te kryeqytetit mblodhi mijera qytetare nga te gjitha anet te cilet festuan nen moton Pa viza ne Europe. Qytetaret e pranishem ne kete koncert madheshtor i kane pershendetur kengetare te njohura si Rosela Gjylbegu Jonida Maliqi grupi nga Tetova Elita 5. Ky koncert ishte parashikuar te zhvillohej qe diten e marte menjehere pasi u konfirmua nga Komisioni Europian vendimi zyrtar per heqjen e vizave me vendin tone por tragjedia e ndodhur mbremjen e se henes ku nje autobus ra ne humnere duke shkaktuar vdekjen e disa personave prishi planifikimet rreth mbajtjes se ketij koncerti. Qeveria menjehere reagoi duke i nderprere aktivitetet festive per heqjen e vizave per 48 ore ndersa gjate dites se djeshme qytetaret festuan per heqjen e vizave. Koncertin festiv nen moton Pa viza ne Europe eshte pershendetur dje edhe nga kryeministri Berisha i cili u shpreh i lumtur per festen e te gjithe shqiptareve tashme kur Europa nuk eshte me toke e ndaluar per ta sic tha ai. Sot me ne gezon dhe feston cdo i ri kudo ku ndodhet ne Shqiperi apo jashte saj sot ata ndjehen me te lire me te denje se kurre ne jeten e tyre. Europa nuk eshte me nje toke e ndaluar per Shqiperine dhe shqiptaret. Nuk kemi qene kurre me te denje se sot - u shpreh kryeministri Berisha. Duke e quajtur kete vendim si rikthim ne kontinentin e vjeter europian Berisha foli per mundesite qe iu ofrohen te gjithe shqiptareve pas ketij vendimi. Vendimi per heqjen e vizave per shqiptaret perben rikthimin e ketij kombi ne kontinentin nga i cili per dekada dhe shekuj e ndane. Sot te rinjte dhe te rejat burrat dhe grate do te kene mundesi te njohin te shikojne te shijojne vlerat dhe kulturat e qyteterimit europian - theksoi Berisha.

13 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›