E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE: Kreu i PS, monolog, e ftojmë në debat publik

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka reaguar ndaj deklaratës për shtyp të kreut të PS-së Edi Rama. Sipas kësaj Ministrie, Edi Rama përsëri në monologun e tij hedh akuza dhe shpifje kundër punës së Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si dhe kundër KESH-it. Ministri Dritan Prifti, vijon reagimi i METE, i kërkoi Edi Ramës të zgjedhë njeriun më të mirë për të dalë në një debat publik me dokumenta dhe prova për menaxhimin e kaskadës dhe zbatimin e ligjeve, por Rama sipas tyre, vazhdon monologun duke shmangur debatin dhe transparencën. "I bëjmë edhe njëherë thirrje publike zotit Rama të pranojë përballjen profesioniste në një studio televizive për t'u treguar të gjithë shqiptarëve kush është e vërteta, kush punon dhe kush shpif. Burracakët bëjnë monolog, profesionistët bëjnë debat publik dhe transparencë", përfundon reagimi i Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›