Meta: Opozita s’ka kontribuar për integrimin
“Përpjekjet e kryetarit të PS-së, Edi Rama për të penguar integrimin e vendit janë shumë të gabuara, sepse është i vetmi rast në botë, ku opozita për gati një vit nuk ka dhënë asnjë kontribut pozitiv në drejtim të proceseve integruese”, u shpreh Meta për gazetarët.
Sipas tij, “opozita ka gati një vit që nuk ka votuar për asnjë ligj apo nuk ka dhënë asnjë kotribut për kërkesat e udhërrëfyesit për liberalizmin e vizave”.Meta i quajti "shumë të gabuara" përpjekjet e opozitës për të lobuar edhe me elementë kredibël, duke dëmtuar imazhin e vëndit për qëllime të ngushta dhe personale politike.
“Shqiptarët pavarësisht se çfarë force politike i përkasin, u intereson t’u hiqen vizat dhe gjithë pengesat me BE dhe me gjithë vëndet e tjera, që të gjitha forcat politike të bëjnë detyrën e tyre për të plotësuar këtë aspiratë kombëtare", tha Meta.
Duke shprehur besimin se perpjekjet destruktive të opozitës do të marrin fund me nje sjellje më të përgjegjshme dhe europiane, në raport edhe me kërkesat që janë bërë, ministri Meta tha se “një krizë që e krijon vete, një krizë artificiale nuk mund t'a faturoje te të tjerët, ndërkohe që të gjitha zgjidhjet dhe alternativat i ka patur prej kohe përpara të paraqitura edhe nga ana e maxhorancës, dhe nga ana e përfaqësuesve të komunitete ndërkombëtar, të cilat kërkojnë një zgjidhje transparente, por gjithnjë në respekt të Kushtetutës".