Vendosen marrëdhëniet diplomatike Kosovë-Maqedoni
Ministri i jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni dhe kolegu i tij i Maqedonisë, Antonio Milloshoski, e kanë nënshkruar Aktin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, ka njoftuar Ministria e punëve të jashtme e Kosovës.
Sipas njoftimit, nënshkrimi i këtij akti është bërë mbrëmë vonë.
Në këtë marrëveshje, pos tjerash, thuhet se vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës e Maqedonisë, do ti shërbej zhvillimit të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë dhe interesave të paqes dhe të sigurisë në rajon.
Rrjedhimisht, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë, kanë vendosur të themelojnë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh, që nga data e nënshkrimit të këtij akti, theksohet në njoftimin e Ministrisë së jashtme të Kosovës. /rel/