Meta PS fajtore per mosmarrjen e statusit
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim njeheresh ministri i Ekonomise Ilir Meta ka fajesuar opoziten per mosmarrjen e statusit te vendit kandidat nga vendi yne. Sipas Metes PS derdh lot krokodili ndersa ka bere gjithcka per te bllokuar proceset integruese te vendit. Kreu i LSI-se Meta ka vleresuar qeverine per punen e bere ne permbushje te detyrimeve lidhur me pyetesorin e Komisionit Evropian. Dihet se ishin pikerisht standardet dhe kerkesat e panumerta te plotesuara nga qeveria dhe nga administrata ato qe bene te mundur qe Shqiperia te meritoje liberalizimin e vizave dhe jo tia dhurojne. Ka qene nje proces shume i veshtire dhe i komplikuar - tha Meta ndersa shtoi se per fat te mire te Shqiperise dhe te shqiptareve opozita nuk kishte ndonje mundesi per te kushtezuar procesin e vizave pavaresisht tentativave te saj. Per sa i perket statusit te vendit kandidat numri dy i qeverise theksoi se dihet tashme se i vetmi problem ka qene dhe mbetet ngerci politik i cili eshte artificial dhe eshte krijuar krejtesisht nga opozita. Te gjithe e kane te qarte qe eshte opozita pergjegjesja kryesore e kesaj situate dhe askush nuk i beson lotet prej krokodili qe ata derdhin per ceshtjen e statusit pasi nese vertet kane preokupimin qe Shqiperia ta fitoje kete status dhe te ece perpara ne keto procese integruese te vijne dhe te votojne per Gjykaten Administrative te votojne per ligje te tjera te rendesishme dhe Shqiperia ecen perpara pa asnje problem - tha Meta. Ai theksoi se qendrimi i saj destruktiv per te ndeshkuar qeverine do ta coje ate ne vetizolim. Meta ka cilesuar me tej si te pritshme pjesemarrjen e ish-anetareve te LSI-se Fatos Klosi e Pellumb Xhufi ne Asamblene e Partise Socialiste. Nuk kam asnje lloj ndjesie. Nuk ka asnje gje te re dhe te papritur - tha ai.