E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i KE-se Topi Politika te zbatoje detyrat

Presidenti i Republikes Bamir Topi i ben thirrje klases politike te zbatoje detyrat e saj te lena nga progres-raporti i Bashkimit Evropian. Sipas tij partite politike duhet te marrin pergjegjesite per te rritur bashkepunimin dhe avancimin e reformave te medha konsensuale te cilat do te cojne Shqiperine drejt Evropes se bashkuar. Une jam i bindur edhe nga pervoja ime ne politike dhe kam besim se partite politike do te gjejne gjuhen e bashkepunimit dhe nuk ka pse te jap formula zgjidhjeje pasi ato dihen e arrihen nen frymen e dialogut e bashkepunimit parlamentar - tha Topi nga Librazhdi. Presidenti Topi nuk ka lene pa permendur edhe liberalizimin e vizave per shqiptaret ku ka theksuar rendesine qe ka respektimi i rregullave te vendosura nga Bashkimi Evropian per levizjen e lire. Levizja e lire eshte arritur ne saje te reformave qe jane ndermarre. Kjo nuk ishte dhurate. Qeveria ka zbatuar me rigorozitet reformat gjate periudhes se tranzicionit dhe jane kaluar disa etapa. Shqiperia tashme eshte nje nga 28 vendet anetare te NATO-s dhe per te vijuar me tej integrimin nuk duhet te nderpriten keto reforma - tha ai. Topi ishte ne qytetin e Librazhdit me ftese te kryetarit te Bashkise dhe Keshillit Bashkiak me rastin e 66-vjetorit te clirimit te qytetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›