E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza e opozites Nisim protestat

Nje dite pas Asamblese Kombetare te Partise Socialiste tryeza e opozites ka vendosur te nise protestat ne te gjithe vendin me qellim rrezimin e qeverise se kryeministrit Sali Berisha.

Sot vendosem qe kete gjendje te rende ta ndryshojme me nje aksion te madh politik me nje levizje te madhe protestash ne te gjitha qarqet. I kerkojme opinionit publik rrezimin e kesaj qeverie sa me shpejt te jete e mundur tha Ngjela

Ne emer te opozites zoti Ngjela u beri thirrje qytetareve te bashkohen me opoziten per te rivendosur sic tha ai demokracine ne vend te rrezikuar nga veprimet e kryeministrit Berisha.

Opozita do te mbeshtese frymen e popullit dhe i bejme thirrje te gjithe njerezve qe jane te prekur te behen pjese e kesaj levizje e cila qe neser merr forme u shpreh Ngjela.

I pyetur nese ne protesta do te kete veprime si ne Dukat ku policia u qellua me gure zoti Ngjela dha kete pergjigje Bandat goditen me cdo mjet shqiptaret duhet te jene aktive per te mbrojtur te drejtat e tyre sepse kjo eshte nje grabitje e madhe.

Ajo per te cilen opozita ben pergjegjes kryeministrin Berisha eshte edhe sjellja e tij me institucionet.

Berisha po ben grusht shteti te fshehte kerkon ne menyra banale dhe antidemokratike te vere ne dore te gjithe institucionet tha Ngjela.

Nderkohe opozita ka vendosur te shkoje perpara njekohesisht edhe me mocionet e mosbesimit ne parlament ndaj kryeministrit Berisha dhe kryetares se kuvendit Jozefina Topalli duke rikonfirmuar gjithashtu edhe deklaraten e nje dite me pare te zotit Rama per kutite me fletet e votimit edhe pse opozita nuk beri te qarte nese kjo do te thote qe ajo eshte e gatshme te pranoje djegien e fleteve te votimit pas hapjes se kutive te materiale zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›