Malmstrom Berishes e Bashes Bete pune te shkelqyer

Malmstrom deklaroi dje ne Tirane se heqja e vizave eshte e merituar pas punes shume te madhe te autoriteteve per kryerjen e reformave.
Kryeministri Sali Berisha jep garanci se shqiptaret do te respektojne rregullat e levizjes ne zonen Shengen. Komentet e tij u bene gjate takimit me komisioneren e BE-se per Ceshtjet e Brendshme Cecilia Malmstrom si dhe ministrin belg te Emigracionit Melchior Wathelet te cilet ndodhen per nje vizite zyrtare ne vendin tone. Perfaqesuesit e BE-se jane pritur ne aeroportin Nene Tereza nga ministri i Brendshem Lulzim Basha ndersa takimin e pare e kane zhvilluar rreth ores 1445 minuta ne seline e qeverise me Kryeministrin Berisha. Kryeministri falenderoi Komisionin Evropian kryesine belge te BE-se per vendimin e dates 8 nentor. Pas nje takimi me Kryeministrin Berisha Malmstrom deklaroi se liberalizimi eshte nje ngjarje e madhe per Shqiperine sepse ne kete menyre qytetaret mund te njohin me mire vendet e Unionit e po ashtu kjo eshte e rendesishme edhe per vendet e zones Shengen per te njohur me mire qytetaret shqiptare. Ajo ritheksoi edhe nje here rregullat ndersa pohoi se liberalizimi nuk jep te drejten per azil apo pune ne vendet e zones Shengen.
Takimi
Shpreh mirenjohjen me te thelle per KE-ne Kryesine belge te BE-se dhe per te gjitha vendet anetare te Bashkimit Evropian per vendimin e tyre ne 8 nentor. Qeveria ime eshte e vendosur per bashkepunim total qe te shmangim cdo lloj pengese negative ndaj ketij akti madhor qe mori BE. Falenderoj komisioneren Malmstrom per mbeshtetjen qe i dha ketij procesi - theksoi nder te tjera Berisha. Komisionerja e BE-se Malmstrom u shpreh e kenaqur per viziten ne Tirane ndersa e quajti liberalizimin e vizave nje mundesi fantastike per popullin shqiptar por i kujtoi Kryeministrit Berisha se liberalizimi ka edhe kufizime per te cilat njerezit duhen informuar. Kenaqesi qe jam ne Shqiperi jo per tju dhene lajmin e vizave pasi ai ka mberritur nder ju por per tu takuar me njerezit ketu. Eumlshte nje mundesi fantastike kjo si per qytetaret shqiptare qe te takojne njerezit e tyre ne Evrope por edhe per evropianet qe te mund te njohin shqiptaret. Kenaqesi qe u takova me Kryeministrin Berisha qe te percjell mesazhin se liberalizimi i vizave eshte mundesi e mire por ka edhe kufizime - deklaroi Malmstrom. Ajo theksoi se qytetaret shqiptare duhet te bejne kujdes dhe te zbatojne rregullat e liberalizimit te vizave pasi nese i shkelin ato do te ndeshkohen. Heqja e vizave eshte nje vendim i rendesishem. Qe nga 15 dhjetori ju do te jeni te afte te perfitoni nga ky vendim i rendesishem por duhet te dini disa limite dhe autoritetet do tju informojne. Ju duhet te keni nje pasaporte biometrike dhe regjimi i vizave eshte i rendesishem pasi keni mundesi te vizitoni vende te rendesishme dhe jo te qendroni dhe te punoni keni vetem nje mundesi per te udhetuar. Shpresoj ta perdorni ne menyre korrekte - tha Malmstrom. Ministri belg i Emigracionit Melchior Wathelet i cili shoqeronte zyrtaren e BE-se ne kete vizite tha se qytetaret shqiptare do te kene nje qendrim te kufizuar deri ne 3 muaj kohe e mjaftueshme per te takuar familjaret dhe jo per te punuar apo kerkuar azil. Ju duhet te na garantoni ne qe ju dhame mundesine per tu afruar me BE-ne. Ju duhet te na tregoni se liberalizimi eshte nje histori e suksesshme - tha ministri belg. Rregullorja e Shengenit parashikon qendrimin deri ne 3 muaj ne kete hapesire dhe me pas kthimin ne atdhe. Kush i shkel rregullat rrezikon debimin per pese vjet nga te gjitha vendet e zones Shengen ndersa nese ndodh qe rastet e shkeljeve perseriten regjimi i vizave mund te rivendoset.
Malmstrom - Basha
Komisionerja evropiane per ceshtje te brendshme Cecilia Malmstrom zhvilloi dje nje takim edhe me ministrin e Brendshem te Shqiperise Lulzim Basha. Gjate konferences se perbashket per shtyp Malmstrom tha se disa vende qe perfituan heqjen e vizave e keqkuptuan kete proces duke e menduar si nje te drejte azili dhe punesimi. Zyrtarja evropiane uroi qe nje pervoje e tille te mos perseritet me qytetaret shqiptare. Nga 15 dhjetori shqiptaret do te udhetojne pa viza mjafton te kene nje pasaporte biometrike por bashke me mundesite vijne dhe pergjegjesite. Ta perdorni kete mundesi sic duhet pa abuzuar - tha Malmstrom. Basha e garantoi zyrtaren e BE-se se Shqiperia do te ofroje bashkepunim maksimal ne mekanizmat e kontrollit per te shmangur cdo incident te mundshem pas liberalizimit te vizave.
Wathelet Bashes Pergezime per angazhimin ne heqjen e vizave
Ministri belg i Emigracionit Melchior Wathelet falenderoi dje kolegun Lulzim Basha per angazhimin dhe energjine per te arritur tek liberalizimi i vizave. Wathelet zhvilloi dje nje takim edhe me komunitetin e biznesit ne Tirane gjate te cilit ka deklaruar se liberalizimi i vizave i hap rrugen e bashkepunimit biznesit shqiptar me ate evropian. Urojme shqiptaret per vizat te cilat tashme do te kene me pak procedura. Ky eshte nje sinjal besimi nga KE-ja. Prej liberalizimit te vizave shtohet edhe bashkepunimi mes biznesit shqiptar dhe atij evropian - u shpreh Wathelet.
Malmstrom studenteve Informohuni per limitet e qendrimit
Te gjithe shqiptaret por vecanerisht te rinjte do te kene mundesi te udhetojne pa viza nga data 15 dhjetor por duhet te informohen sakte per percaktimet qe rrjedhin nga heqja e regjimit te vizave. Keshtu ka theksuar dje komisionerja per Ceshtjet e Brendshme ne Bashkimin Evropian Cecilia Malmstrom ne nje takim me studentet e Universitetit Evropian te Tiranes. Duke e konsideruar heqjen e vizave per Shqiperine si nje vendim mjaft te rendesishem Malmstrom u tha studenteve Tashme keni nje mundesi mjaft te mire e cila mundeson levizjen e lire ne te gjitha vendet e BE-se. Por ajo vuri ne dukje se liberalizmi i vizave ka disa kerkesa me te cilat nuk duhet te abuzohet. Malmstrom u kerkoi studenteve dhe te rinjve shqiptare te mirinformohen per limitet e qendrimit ne vendet e BE-se.