E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Parlamenti do t’u japë përgjigje të gjitha spekulimeve për çështjen e marrëveshjes me Greqinë. Opozita po tregohet ksenofobe

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta duke iu përgjigjur spekullimit të ditëve të fundit nga faktorë të opozitës rreth çështjes së marrëveshjes me Greqinë, tha sot në një prononcim për mediat se “Parlamenti do t’i japë përgjigje të gjitha spekullimeve dhe falsifikimeve që janë ngritur për këtë çështje. Opozita i ka të gjitha mundësitë insitucionale për të ngritur shqetësimet e saj dhe për të kontribuar për transprencën e kësaj çështjeje, por jo të frymëzojë dhe të nxisë spekullime dhe falsifikime, të cilat nuk ndihmojnë politikën e vendit që të vazhdojë të afirmohet si politikë konstruktive dhe europiane”, theksoi Meta. Zv/Kryeministri Meta deklaroi se “për çështjen e marrëveshjes me Greqinë për delitimitmin e ujërave kufitare dhe shelfin kontitental, i cili është një detyrim ndërkombëtar i Shqipërisë që rrjedh nga aderimi i saj në Konventën e Detit, janë angazhuar specialistët më të mirë të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Jashtme dhe institucioneve të tjera dhe janë ndjekur në mënyrë strikte të gjitha rregullat dhe proçedurat që parashikon legjislacioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar”. Gjithashtu Meta, tha se “Dua të shpreh keqardhjen time të thellë për trajtimin që lidershipi i opozitës i ka bërë kësaj çështje, duke hyrë në një rrugë pa krye e të rrezikshme që nxit ndjenjat e ksenofobisë ndaj vendeve fqinje, rikthen frymën e konfliktualitetit dhe izolimit në politikën rajonale të paqes dhe stabilitetit që Shqipëria në vazhdimësi ka ndjekur në rajon, duke synuar cënimin e marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes vendit tonë dhe Greqisë.” Ai “ftoj opozitën të gjykojë me kthjelltësi dhe pa emocione, si dhe të ndjekë rrugën institucionale për realizimin e transparencës së plotë të kësaj çështjeje, duke u distancuar nga frymëzimet ekstremiste që cënojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mire” Meta bëri me dije se “Nuk është dhe nuk mund të jetë kjo linja e politikës sonë të jashtme, e cila ka si objektiv kryesor integrimin e vendit dhe të të gjithë rajonit në rrjedhat dhe institucionet Euro-Atlantike dhe Bashkimin Evropian.” Sipas tij, Qeveria Shqiptare është e angazhuar të përmbushë të gjitha detyrimet e saj ndërkombëtare dhe ato kushtetuese, duke garantuar në çdo rast dhe mbi të gjitha sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë.



...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›