E Diel, 1 Nëntor 2026

Gratë iraniane po kërkojnë mënyra të reja për t’iu kundërvënë regjimit ekstremist të Ahmedinexhadit

Irani sot është vendi ku femrat janë më shumë të arsimuara sesa bashkëkombasit e tyre meshkujt. Më shumë se 60% të studentëve të universiteteve janë femra, kjo përqindje është e ngjajshme edhe tek profesorët. Femra iraniane ka fituar të drejtën për të votuar dhe të drejtën për të qenë anëtare të parlamentit gjysmë shekulli më parë, më herët sesa femrat zvicrane, të cilat e kanë fituar këtë të drejtë në vitin 1971. Që atëherë femra iraniane ka qenë prezente në parlament. Bile edhe në parlamentin aktual e cila është monopolizuar nga despotët, ka 13 anëtare femra. Edhe në qeveri femrat kanë zënë pozita të rëndësishme. Edhe ministria e shëndetësisë në kabinetin qeveritar të kryeministrit Mahmod Ahmedinexhat udhëhiqet nga një femër. Krejt kjo është dëshmi se femrat edhe përbrenda rrethanave fundamentaliste u ka shkuar për dore të ngrihen.

Përkundër kësaj trashëgimie kulturore, historike e sociale të femrës iraniane, Republika Islamike ka vendosur rregulla diskriminuese kundër tyre. Meshkujt mund të martojnë deri në katër gra dhe mund t’i divorcojnë ato kur të duan. Mirëpo ky vullnet për divorc as që mund të mendohet e lëre më të zbatohet me ligj për gratë. Ngjashëm, sipas ligjit iranian, jeta e gruas është e vlefshme vetëm sa gjysma e jetës së burrit, në kuptimin e asaj që njihet si “blood money” paraja gjaku. Kur përcaktohet kompensimi, ta zëmë pas një aksidenti, gruaja mund të marrë vetëm gjysmën e asj që do të merrte burri nga ky kompensim. Përgjatë gjykimit, deklarata e burrit si dëshmi është e vlefshme sa dy herë ajo e femrës. Gruas gjithashtu i duhet pëlqimi i burrit në rast se ajo dëshiron të punoj, të udhtoj, apo të dal jashtë vendit.

Këto ligje vlejnë për të gjitha gratë pa përjashtim. Nëse Ministrja e Shëndetësisë në Qeverinë aktuale do të donte të merrte pjesë në mbledhjen që do të mbajë Organizata Botërore e Shëndetësisë, diku jashtë Iranit, ajo duhet të ketë lejen e burrit për diçka të tillë. Mbetet e paqartë se çka do të ndodhte në rast se burri i saj do ta kundërshtonte dhënien e kësaj leje, mbase karriga e përfaqësueses së Iranit në këtë Organizatë do të mbetej e zbrazët. Ligji i zbatuar aktualisht në Iran, gjithsesi se është inkopatibil me gjendjen e gruas përgjithësisht dhe për rrjedhojë lëvizjet për barazi janë shumë të forta. Edhe pse nuk ka lidere, degë të kësaj lëvizje, apo kryesi, kjo lëvizje është e vendosur në shtëpitë e të gjithë iranianëve të cilët besojnë në barazinë e plotë të femrës dhe mashkullit.

Gratë iraniane kanë zgjedhur mënyra orgjinale për të demostruar pakënaqësitë e veta kundër diskriminimit. Një nga më të rëndësishmet është “Fushata e një milionë nënshkrimeve” që ka për qëllim të mbledhë nënshkrime nga burrat dhe gratë për t’ju kundërvënë diskriminimit ligjor. Ajo është e përkushtuar për një dialog dhe bashkëpunim me qëllim të ngritjes dhe jetësimit të një vetëdije për ligjin që është diskriminues. Kjo fushatë është një protestë paqësore të cilën fatkeqësisht qeveria iraniane ka refuzuar ta tolerojë. Më shumë se 50 aktivistë janë persekutuar apo privuar nga të drejtat elementare sociale, sikundër është e drejta për të udhtuar lirshëm, apo dalë jashtë shtetit. Një nga persekutimet më të rënda iu është shqiptuar Aliyeh Eghdam Doust e cila po mbanë denimin me burg prej tre vjetësh. Ajo është njëra nga aktivistet e arrestuar në qershor të vitit 2006 në protestat e mbajtura në bulevardin Haft-e-Tir në Tehran, në përkrahje të të drejtave të gruas. 

Shirin Abadi është njëra nga themelueset e “Fushatës së një milionë nënshkrimeve për barazi” e cila ditë më parë u laurua me çmimin “Anna Politkovskaya” 2009. Shkrimi është botuar së pari në të përditshmen britanike “The Guardian”  

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›