E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas incidenteve kufitare me Malin e Zi, shqiptarët e Kosovës nuk do të lejojnë t’u aneksohet asnjë pjesë e tokave të tyre

Në disa shkrime të miat autoriale kam bërë fjalë për rrudhjen e kufijve të Kosovës nga fqinjët tanë. Kjo lojë me kufij e fqinjve tanë sllavë po vazhdon edhe pas zyrtarizimit të pavarësisë së vendit. Këtyre ditëve, Mali i Zi vendosi tabelën më mbishkrimin “Mirësevini në Mal të Zi”, shumë më poshtë brezit neutral Kosovë-Mal i Zi. Kufirin që malazezët deri me tash e përdornin si kufi sezonal, tashmë po duan ta zyrtarizojnë sipas qejfit të tyre duke i marrë Kosovës me mijëra hektarë tokë. Kufiri i Kosovës në Majën e Çakorrit është reduktuar dhe ka zbritur deri në Kuqishtë. Mali i Zi me këtë rast ka përdorur hartën e sajuar sipas klikës millosheviqiane e cila është hartuar sipas logjikës së hegjemonizmit serbomadh. Deri me vendosjen e kësaj tabele, gjatë verës policia kufitare e Malit të Zi, patrulloi të ashutuquajturën zonë e sigurisë nga Kulla, deri tek shkalla e Zhlebit. Ndërkaq në stinën e dimrit, kur në këtë vend bie borë  pastrimin dhe mirëbajtjën e saj e bëjnë njësitet për mirëmbjatje nga Kosova. Shteti malazez ka uzurpuar tokat e shqiptarve, duke ua pamundësuar atyre shfrytëzimin e pyjeve, dhe kullotave të cilët edhe i kanë tëbanishtat verore në Kullë, Zhleb, Sejnovë, Hajle etj. Dihet se në zonën ndërkufitare diametralisht shumë të largët njëra me tjerën po iu mundësohet edhe  kontrabandistëve të ndryshëm ta shfrytëzojnë këtë “zonë” të sigurisë për trafikim të duhanit, e të tjera të cilat u sjellin atyre përfitime të majme. Kufijtë administrativë të Kosovës janë fort mirë të ditur nga Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Vendosja e kufirit nga ana e shtetit malazez sipas dëshirës së tyre e ka edhe prapavijën e qartë politike, që në të ardhmen të jetë më afër qyteteve që gravitojnë afër brezit kufitar me këtë shtet. Kufiri i Kosovës duhet të shtrihet në kufijtë e vet administrativë. Kufiri i Kosovës në vitin 2005 ishte cenuar edhe në Dardanë nga ana e Serbisë. Pak ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, serbët paten sulmuar edhe pikat kufitare 1 dhe 31. Edhe përcaktimi i vijës kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës një kohë të gjatë ishte bërë mollë sherri midis dy vendeve, të cilën marrveshje e gatuan Serbia dhe Maqedonia në vitin 2001 pa praninë e palës valide shqiptare.Marrëveshja në fjalë qe kundërshtuar ashpër edhe nga banorët e brezit kufitar, dhe pjestarët e ish-UÇK-së nga Tanusha. Për këtë shkak edhe pushteti maqedonas edhe kishte marrë disa aksione ndëshkuese karshi banorëve shqiptarë të këtij brezi kufitar, ku nuk munguan as viktimat në njerëz. Me në fund vija kufitare  këtyre ditëve është duke u vendosur përfundimisht sipas pakos së Ahtisaarit nga komisionet e posaçme të qeverive të Kosovës dhe të Maqedonisë. Shqiptarët nuk do të lejojnë  rrudhjen e vijës kufitare. Nuk do të lejojnë në pafundësi ta mbajnë peng edhe jetën e tyre për shkak të apetiteve hegjemoniste të fqinjve grabitqarë. Pushteti i Republikës së Kosovës duhet ta vejë sa më shpejt që është e mundur kontrollin ne çdo cep të saj aty ku janë kufijtë e saj administrativë, edhe ndërkombëtarisht të pranuar...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›