Meta Permbytjet jane raste te izoluara situata po menaxhohet me profesionalizem

Tirane 12 nentor NOA Update- Zevendeskryeministri dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta e ka cilesuar situaten e krijuar nga permbytjet ne zonen e Shkodres si te perkohshme. Ne nje konference te dhene sot per mediat Meta u shpreh se situata nuk do te kete shtrirje te gjate kohore kjo fale edhe menaxhimit profesional qe pu u behet hidrocentraleve ne gjithe vendin.
Fenomeni ishte krejtesisht i perkohshem dhe i izoluar menaxhimi i kaskades se Drinit ka qene i shkelqyer tha Meta ne nje konference per gazetaret.
Ai ka theksuar se ka qene dy dite me pare vete ne Shkoder dhe institucionet pergjegjese kane marre masat e nevojshme per te shmangur perseritjen e situates qe ndodhi nje vit me pare ne kete qark.
Ai theksoi se prurjet ujore kane qene ne nivele minimale ne Fierze ne Vaun e Dejes dhe Koman.
Lidhur me situaten energjetike ne vend mund tju them se gjithcka ka ecur sipas parashikimeve qe kemi dhene dje ne konferencen e shtypit. Niveli i shkarkimeve ka ardhur gradualisht duke rene duke bere te mundur qe sot niveli i shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut te Dejes prej gati nje ore te jete zero. Kjo gje ka ndikuar per nje permiresim te shpejte te situates kudo duke konfirmuar edhe njehere tjeter qe fenomeni ishte i perkohshem dhe i izoluar tha Meta.
a.k/NOA