Meta: Politika, fajtore per mosintegrimin e Shqiperise ne BE
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, deklaron se te gjitha forcat politike duhet te bashkohen per interesin kombetar te integrimit te vendit ne Bashkimin Europian. Ne nje interviste per radion "Deutsche Welle", Meta thekson se pergjegjesia per mos marrjen e statusit kandidat eshte e politikes. "Vleresimi im eshte se arsyeja kryesore ka qene mungesa e pergjegjesise se duhur dhe nivelit te duhur te politikes sone, pa synuar per ta lokalizuar dhe specifikuar ne menyre te vecante. Ne fund te fundit, cdo lloj papergjegjshmerie, kudo qe ajo mund te vecohet apo te identifikohet, eshte nje pergjegjesi qe i mbetet klases politike ne vend", - u shpreh Meta. Intervista e kreut te LSI-se u be gjate vizites ne Gjermani, ku u takua me politikane te Bundestagut gjerman qe u perkasin forcave politike te majta dhe te djathta.
Zoti Meta, si do t'i vleresonit takimet e zhvilluara gjate qendrimit ne Berlin?
Jane teper te dobishme. Ne jemi shume te ndergjegjshem per sfidat e medha qe ndeshet BE-ja dhe vete Gjermania, si nje nga vendet me rolin shume te rendesishem. Ne kete kuader intensifikimi i takimeve dhe kontakteve jane shume te rendesishme qe te mos humbet vemendja per Shqiperine dhe Ballkanin. Ne menyre natyrale vazhdon me pas edhe axhenda integruese.
Vendet e fqinje kane bere hapa para ne integrimin Europian, e sidomos Serbia, e cila mori statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Europian. Nderkohe qe Shqiperia ka marre pergjigje negative. Ku ka mbetur integrimi i Shqiperise, sipas jush?
Une dua te theksoj rendesine e progresit te te gjithe rajonit drejt BE-se. Hapi perpara i cdo vendi ne rajonin tone, eshte nje hap para per rajonin. Shqiperia duhet ta kishte marre kohe me pare statusin e vendit kandidat dhe kohe e cmuar eshte humbur ne kete drejtim. Vleresimi im eshte se arsyeja kryesore ka qene mungesa e pergjegjesise se duhur dhe nivelit te duhur te politikes sone, pa synuar per ta lokalizuar dhe specifikuar ne menyre te vecante. Ne fund te fundit, cdo lloj papergjegjshmerie, kudo qe ajo mund te vecohet apo te identifikohet, eshte nje pergjegjesi qe i mbetet klases politike ne vend. Une e shoh te mundur qe te ecet perpara ne kete drejtim. Duhet te kemi parasysh se do te kishte qene me e lehte pak kohe me pare se sa tani per te ecur me te njejtin ritem, sepse shume sfida te reja kane dale tashme per Bashkimin Europian dhe pavaresisht vendosmerise per zgjerim, ne te gjithe e dime qe nuk ekziston ai entuziazem qe ka qene me pare. Kjo duhet te na beje me te pergjegjshem per t'u rritur me tej dhe per te arritur ato standarde te domosdoshme qe kerkon krijimi i besueshmerise per te marre statusin e vendit kandidat.
Pra, po thoni qe politika shqiptare duhet te lere ndasite dhe te bashkohet ne nje ze ne te mire te integrimit te vendit ne Bashkim Europian?
Politika jone duhet te jete serioze, ne menyre qe te fitoje besueshmerine nga Bashkimi Europian. Dihen prej kohesh prioritet e rekomandimet e bera publike dhe njekohesisht dihet se ka munguar vullneti i qarte per te votuar jo vetem keto ligje, por edhe per te treguar seriozitetin rreth ketij procesi, per te vendosur nje interes mbarekombetar si integrimi, mbi axhendat e ngushta politike te cdo force politike apo drejtuesi.
2 marsi i vitit 1444 ishte dita kur princat shqiptare u bashkuan per nje qellim te perbashket. Duke u nisur nga simboli i kesaj dite, qe eshte bashkimi, cfare apeli i beni politikes shqiptare?
Sfida e politikes shqiptare sot eshte shume me e thjeshte se sa ajo kohe. Duhet me shume pergjegjesi per t'u shkeputur nga ambiciet e ngushta politike qe sjellin nje nervozizem dhe nje ngerc qe nuk lejon konkretizimin e atij vullneti politik qe e kane te gjithe forcat politike e populli shqiptar, integrimi ne BE. Le te sherbeje si nje reflektim per te gjithe, si nje apel per te pershpejtuar te gjitha ato hapa dhe vendime qe duhet te marre parlamenti dhe politika ne Shqiperi, te cilat shtojne besimin tek partneret Europiane dhe i japin Shqiperise statusin e vendit kandidat
Mbi baza nacionaliste ne jeten politike shqiptare po behet e pranishme edhe "Aleanca Kuq e Zi". Do te jete vertet nje faktor ajo ne zgjedhjet e vitit 2013?
Shqiperia ka nevoje per energji te reja edhe ne jeten politike, per te cliruar energji pozitive. Energji qe na ndihmojne per te ndertuar me mire cdo gje, qe nga institucionet, qe nga besimi tek njeri-tjetri dhe besimi i qytetarit tek shteti dhe politika. Une vleresoj cdo iniciative te re, cdo guxim per te sjelle levizje te reja ne politiken shqiptare, por ato duhet te jene konstruktive dhe ne ate linje qe eshte i orientuar nje objektiv mbarekombetar: integrimi europian.
Pak me shume se nje vit na ndajne nga zgjedhjet parlamentare. Ne zgjedhjet e vitit 2009 koalicioni juaj me PD ishte fitues i zgjedhjeve. Si e shikoni ju te ardhmen e koalicionit PD-LSI ne zgjedhjet e vitit 2013?
Per momentin ne duhet te perqendrohemi tek plotesimi i ketyre prioriteteve dhe rekomandimeve te Komisionit Europian, ky do te jete edhe preokupimi i LSI-se. Nese vemendja jone do te ishte tek zgjedhjet e qershorit 2013, shume nga keto reforma do te vonoheshin dhe komprometoheshin. Eshte e domosdoshme te hidhen disa hapa ne drejtim te reformes zgjedhore, drejtesise dhe disa problemeve te tjera qe kane mbetur pezull.
Mund te perkthehet kjo si nje angazhim tuajin serish ne qeveri?
Angazhimi im eshte aderimi ne Komisionin e Integrimit Europian ne Parlament. Ky eshte tregues i prioritetit kryesor te LSI-se dhe timit personalisht. Angazhimi im ne qeveri une mendoj se eshte nje ceshtje qe nuk perben prioritet per mua dhe LSI-ne. Ne jemi nje force, e cila ka marre pergjegjesine per te bashkeqeverisur dhe koleget tane punojne per te perfaqesuar kete force politike me dinjitet dhe profilin e saj.
Se shpejti do te zgjidhet edhe Presidenti i ri i Republikes se Shqiperise. Cfare kushtesh duhet te plotesoje ai? Ka ndonje emer konkret qe LSI-ja mund te propozoje apo ta mbeshtese?
Ne nuk nxitohemi per t'u bere pjese e nje debati te parakohshem, aq me teper per ta personalizuar. Me i rendesishem eshte procesi. Ai duhet te jete kushtetues, transparent, konstruktiv dhe ne fund te dale nje president me integritetin e domosdoshem per te garantuar funksionim e institucioneve ne vend dhe te jete nje figure e pranishme dhe e respektuar.
Intervistoi Amarildo Topi