E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ne Lezhe lindi parimi "Nje Komb, nje qendrim"

"Te nderojme Kuvendin e Lezhes, dite ne te cilen burrat e ketij vendi vendosen per lirine e tij. Ne kete qytet lindi parimi i bashkimit te shqiptareve, parimi i shenjte nje komb, nje qendrim", - keshtu u shpreh dje nga Lezha, kryeministri Sali Berisha, i pranishem ne festimet me rastin e 568-vjetorit te Beselidhjes. Sipas kryeministrit, kjo dite eshte nder me te vecantat, pasi Skenderbeu dhe fisniket shqiptare, 568 vjet me pare vendosen te krijonin shtetin e tyre, te bashkoheshin se bashku per te perballuar fuqine me te madhe te kohes qe kishte fshire nga harta, shtete dhe perandori te tera. Berisha tha para te pranishmeve te shumte, se shqiptaret u bashkuan ne Lidhjen e Lezhes, qendruan dhe shkruan kapitullin me te ndritur te se gjithe historise se tyre kombetare. "Shqiptaret ne kete parim u bashkuan ne Lidhjen e Prizrenit dhe ia dolen me qendresen e tyre, me vuajtje, mundime e sakrifica te kene shtetin e tyre. Shqiptaret u bashkuan ne fund te 10-vjecarit te shekullit qe kaloi ne parimin 'Nje komb, nje qendrim' per clirimin e Kosoves dhe Kosova sot eshte e lire", - theksoi ai. Per kreun e qeverise, shqiptaret kane tek Skenderbeu burimin e perjetshem te frymezimit te tyre, te trimerise se tyre, te guximit te tyre. Sipas tij, burri qe qendroi me trimerine me te madhe ndaj superfuqise me te madhe te kohes, qe kishte perkulur shtete dhe Perandori ka frymezuar dhe frymezon perjete shqiptaret, te sakrifikojne, te qendrojme per lirite dhe ceshtjen e tyre. "Se i frymezoi Skenderbeu, ata u mblodhen dhe luftuan ne Lidhjen e Prizrenit, se i dha zemer Skenderbeu, organizuan kryengritjet me te medha te Europes qe sollen pavaresine e Shqiperise, se u frymezuan nga Skenderbeu dhe trimeria e tij, luftuan me heroizem ne Luften e Dyte Boterore dhe renditen vendin ne koalicionin fitimtar. Se eshte i pavdekshem Skenderbeu ne zemren e tyre, luftuan ne clirimin e Kosoves dhe fituan", - theksoi kryeministri. Ai shtoi gjithashtu se Skenderbeu eshte gjithashtu, vizionari i vokacionit perendimor te Kombit shqiptar dhe se shqiptaret kane tek Skenderbeu, doktrinen e vokacionit te tyre perendimor. "Ndaj, ne kete dite, nderimi me i madh qe ne mund t'u bejme fisnikeve shqiptare qe u mblodhen 568 vjet me pare, nderimi me i madh qe mund t'i bejme prijesit tone legjendar, Skenderbeu, eshte te ndjekim me vendosmeri vizionin e tyre, vokacionin kombetar perendimor, te bejme gjithcka per te vendosur kombin ne BE, te bejme gjithcka per te bere Shqiperine, Kosoven dhe te gjithe trevat ku jetojne shqiptaret, ne treva dhe vende te zhvilluara. Qytetare dhe qytetare te Lezhes, sot eshte nje dite e madhe krenarie per ju", - tha Berisha. Ne kete kontekst, ai shtoi se po te mos ishte Lezha nuk do te ishte Kruja, nuk do te ishte Prizreni, nuk do te ishte Vlora, nuk do te ishte Prishtina.

Ceremonia festive perfundon me nje dreke nga Bashkia

Bashkia e Lezhes dhe Ministria e Kultures organizuan dje nje sere veprimtarish festive, me rastin e 568-vjetorit te Beselidhjes se Lezhes. Kjo feste, ne vitin jubilar te 100-vjetorit te pavaresise, mblodhi ne kete qytet personalitete te larta te politikes, historiane, akademike, nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. Ne ceremonine festive, ishin te pranishem kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, zevendeskryeministri Haxhinasto, ministra te kabinetit qeveritar, deputete, kryetari i bashkise se Tiranes, Lulzim Basha. Po keshtu moren pjese nenkryetari i Parlamentit te Kosoves, zevendeskryeministri i Kosoves, zevendeskryeministri i Maqedonise etj. Ceremonia u hap me fjalen e kryetarit te bashkise se Lezhes, Viktor Tushaj. Me pas, te ftuarit u drejtuan per tek Obelisku i Beselidhjes, ku gjate ceremonise se zhvilluar atje, u perkujtua nga personalitetet, kjo dite e rendesishme ne historine e mbare kombit shqiptar. Me pas, Kryeministri Berisha dhe te gjithe te ftuarit moren pjese ne mbjelljen e drurit te ullirit, si simboli i paqes dhe i beselidhjes. Veprimtarite vijuan me tej, me viziten ne Memorialin e Skenderbeut, ku u vendosen kurora me lule ne varrin e Heroit tone Kombetar. Gjithashtu, te pranishmit ndoqen ne Pallatin e Kultures, Koncertin Festiv "Dita e Beselidhjes", dhe ne perfundim moren pjese ne dreken e shtruar me rastin e kesaj dite nga bashkia e Lezhes.

Beselidhja e Lezhes

Kuvendi i fisnikeve shqiptare u mbajt me 2 mars 1444, ne Katedralen e Shen Kollit ne Lezhe. Ne te moren pjese udheheqes se kryengritjeve te meparshme antiosmane, si dhe pjesetare te tjere te aristokracise shqiptare. Skenderbeu mbajti fjalen e hapjes ne Kuvend dhe u ndal ne domosdoshmerine dhe rendesine e bashkimit politik te shqiptareve. Pjesemarresit diskutuan format e bashkepunimit dhe rruget per realizimin e bashkimit politik te tyre, ne themel te te cilit vune institucionin me te rendesishem kombetar, ate te beses. Ata institucionalizuan Kuvendin si forumin politik me te larte vendimmarres se fisnikeve shqiptare. Kuvendi vendosi qe bashkimi i shqiptareve te behej ne formen e nje beselidhjeje politike ndermjet drejtuesve te zoterimeve te lira dhe fisnikeve te tjere te vendit, qe u njoh me emrin Beselidhja Shqiptare e Lezhes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›