Nga 11 Marsi bashkia pergjegjese per ujesjellesin

Nga data 11 Mars do të jetë Bashkia e Tiranës përgjegjëse për furnizimin me ujë të kryeqytetit duke zbatuar vendimin e qeverisë së vitit 2007.Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, ky vendim u miratua me votat pro të këshilltarëve të djathtë dhe kundër të këshilltarëve të majtë.
Në projektvendimin për “Marrjen në pronësi të Bashkisë së Tiranës të aksioneve të Ujësjellës-Kanalizime sha Tiranë”, thuhet se Bashkia e Tiranës do jetë aksioneri kryesor, duke zotëruar përkatësisht 72.5% të aksioneve të shoqërisë “Ujësjellës-Kanalizime sha, Tiranë”, ndërsa pjesa tjetër e kapitalit të kësaj shoqërie, për shkak të vendndodhjes së pronave në territore jashtë juridiksionit territorial të Bashkisë së Tiranës do t’i transferohet komunave respektive. Sipas përcaktimeve ligjore, Këshilli Mbikëqyrës përbëhet nga 6 anëtarë, 4 prej të cilëve zgjidhen nga Bashkia e Tiranës.
Vendimi i fundit i Këshillit Bashkiak i jep fund konfliktit mes qeverisjes qendrore dhe asaj vendore. Administrate paraardhëse e Bashkisë së Tiranës pretendonte drejtimin e vetëm të Ndërmarrjes së UKT-së gjë që u rrëzua nga qeveria sipas të cilës ndërmarrja duhet të funksionojë në të gjithë territorin e Tiranës dhe jo vetëm në atë të nën juridiksionin e Bashkisë.
Tashmë i vetmi qytet që ka mbetur pa realizuar procesin e transferimit të Ujësjellës-Kanalizimeve është Durrësi.