E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikollë Lesi: Berisha më preu në besë. Ajo nuk është listë fitoreje, por listë paniku

lesi_berishapngKryetari i Lidhjes Demokristiane, Nikollë Lesi, është shprehur i revoltuar për faktin se gjashtë kryetarë partish të vogla kanë zënë vend në listën e Partisë Demokratike.

Lesi tha se Berisha e ka prerë në besë, ndërsa shtoi se lista e demokratëve nuk është listë e fitores, por listë e panikut.

Ka qenë kusht që asnjë kryetar partie të mos futej në lista. Kam nënshkruar me Ridvan Bode dhe Oerd Bylykbashin. Ka qenë kusht që aleatët të kandidojnë në lista më vete dhe jo si pjesë e PD. Ata më premtuan se asnjë kryetar i partive të vogla nuk do të ishte në listat e PD-së. Lista e PD nuk është listë e fitores, por e panikut. Unë do të kandidoj si kryetar i LDK në Tiranë, tha Lesi./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›