Meta: Presidenti, jo nga PD. Unë kam kohë edhe 30 vjet për tu bërë. Me Ramën, darkë private
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një konference për shtyp ka bërë të qartë se nuk është dakord me një kandidat nga PD-ja për presidentin e ardhshëm. Sipas tij, presidenti i ri duhet të përfaqësojë interesat kombëtare dhe jo ato partiake.
Në këto momente që ndodhemi, presidenti i ri duhet të zgjidhet për interesin kombëtar, jo për interesa partiakë. Interesei kombëtar duhet të prevalojë mbi atë partiak, tha Meta.
Lidhur me deklaratën e Luan Ramës se Meta mund të ishte një kandidat i mirë, ai ka thënë se këtu është dhe do ketë kohë këto 30 vjet, ndërsa e ftoi Luan Ramën që të kandidonte për kreun e LSI-së.
Luan Rama duhet të kandidojë për drejtimin e Lëvizjes për Integrim. Kandidimi im i qartë është ai për kreun e LSI-së, ndërsa për kandidimin për president, kemi 30 vite më përpara, nëse duhet kontribuar, thaMeta, duke përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.
Në fund ai ka folur edhe për darkën me Ramën ne Gjirin e Lallëzit, duke thënë se ka dëgjuar shumë fantazira.
Kam dëgjuar fantazi nga më të ndryshme për këtë çështje, e cila është më shumë e karakterit privat. Është hedhur dyshim pse kjo darkë është ngrënë natën, por darka natën hahet. E sigurtë është që kemi konsumuar produkte deti. Nëse Rama do të më bënte një ftesë në shtëpinë e tij, do të shkoja me dëshirë. Ju e dini që edhe pse nuk isha në dasëm, i çova Ramës buqetën më të bukur me lule, përfundoiMeta.