E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Kunder ndryshimit te Kushtetutes

Kunder kufizimit te imunitetit te deputeteve u shpreh dje vetem grupi parlamentar i Partise Socialdemokrate. Kryetari Skender Gjinushi votoi kunder ne mbledhjen e Konferences se Kryetareve per ndryshimin e Kushtetutes per kete ceshtje. Sipas tij, nisma per te ndryshuar serish Kushtetuten eshte e panevojshme. "Kjo eshte nje alibi qe Berisha, po e perdor per te mbuluar ceshtje te medha korruptive", u shpreh Gjinushi, duke argumentuar voten kunder kesaj nisme qe kerkohet pikerisht ne rrethanat, kur kryeministri Sali Berisha akuzohet rende per perfshirje ne trafiqe. Sipas tij, qeveria duhet te sqaroje te tjera ceshtje te rendesishme, para se te merret me nisma te tilla, te cilat per te, jane teresisht te pasinqerta dhe me nje synim te caktuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›