E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Pse Lefter Koka erdhi ne LSI

Lideri i LSI-se shpjegoi dje arsyet se pse ish-kryetari i Bashkise se Durresit, Lefter Koka, iu bashkua partise se tij. "Une dua t'ju pergjigjem, se LSI eshte nje force politike e hapur, qe lindi si nevoje per nje perfaqesim sa me te gjere dhe sa me te hapur dhe per fat te keq, si rezultat i ngushtimit te atyre hapesirave ne PS-ne e asaj kohe", sqaroi afrimin e Kokes ne radhet e LSI-se, Ilir Meta. Sipas tij, LSI nuk ka lindur thjesht per nevojat e tij, apo per biznese familjare, ashtu sikurse degjohet sipas tij, nga ndonje shoqate, qe eshte krijuar me fondet e Bashkise se Tiranes per te share LSI-ne dhe Ilir Meten. "LSI-ja eshte krijuar per t'i dhene Shqiperise nje rruge te re, dhe kjo rruge ne e shohim qe po kthehet ne nje autostrade qe do ti coje shqiptaret shume larg", theksoi Meta.

Kodra: Perkrahje grave, per te mos u ndjere te perdorura

Nenkryetarja e LSI, Filloreta Kodra, foli per situaten e rende sociale dhe varferine e tejskajshme, ne te cilen ndodhet sot familja shqiptare, ku grate e perjetojne ne menyre me te drejtperdrejte kete gjendje. Ajo shprehu besimin, per perkrahjen e te gjithe grave dhe vajzave te Durresit per alternativen e LSI, ne menyre qe ketij realiteti deshperues t'i jepet fund njehere e mire dhe grate te mos ndjehen me te perdorura dhe te frustruara nga politika.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›