E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Dallimi i buxheteve Qeveri-Bashki

Partia Socialiste kritikoi dje hartimin e buxhetit te Qeverise. Duke u bazuar mbi raportin e OBI-se, Iniciativa Nderkombetare per Buxhet te Hapur, selia roze vuri ne dukje renditjen e Shqiperise ne kete raport. Nepermjet nje deklarate per shtyp, zedhenesja e kryesise se Partise Socialiste, Mimi Kodheli, paralelizoi buxhetin e Qeverise se Kryeministrit Berisha dhe buxhetit te Bashkise se Tiranes. "Raporti i OBI-se, nxori ne pah ate qe ne te gjithe e dime, po qe Sali Berisha nuk do ta degjoje e jo me ta mesoje", deklaroi Kodheli. Sipas saj, hartimi i buxhetit te Qeverise se Shqiperise sipas eksperteve te OBI-sw, behet jashte cdo standardi ballkanik e jo me evropian. Sipas kritereve te Iniciativa Nderkombetare per Buxhet te Hapur OBI, Shqiperia renditet ne grupin IV me 37 pike. "I renditur, jashte shoqerise ballkanike qe ndodhet ne grupin III-te dhe ne shoqeri me Azerbaxhanin, Mongoline, Tanzanine etj", vuri ne dukje Partia Socialiste. Thene ndryshe, sipas Kodhelit, as qe behet fjale per Evropen e per standardet evropiane ne hartimin e buxhetit te shqiptareve nga ana e koalicionit qeveritar te prapambetjes e te kokefortesise provinciale, qe na qeveris me papergjegjshmerine me shembullore. "Ashtu sikunder nuk behet fjale, per te krahasuar metoden primitive te hartimit te buxhetit te shtetit shqiptar me ate bashkekohore te hartimit te buxhetit te kryeqytetit te Shqiperise", paralelizoi zyrtarja e larte socialiste, njeheresh keshilltare ne keshillin bashkiak te Tiranes. Duke bere kete krahasim, selia roze i cilesoi ndertimin e buxheteve respektive si dy filozofi e kendveshtrime te ndryshme, qe ndajne te shkuaren ne pushtet me te ardhmen qe drejton Tiranen. "Asnje transparence per buxhetin e shtetit, nuk behet nga qeveria. Shtatw transparenca, nje per cdo vit, jane realizuar per buxhetin e Tiranes, asnje degjese publike me qytetaret per buxhetin e shtetit, 33 degjesa publike per buxhetin e Tiranes, asnje informacion mbi projektet e miratuara nga Qeveria, informacion nje here ne cdo 6 muaj per qytetaret e Tiranes", krahasoi transparencen e ndjekur ne hartimin e buxheteve, Mimi Kodheli. Kohet e fundit, buxheti i kryeqytetit, u kritikua nga parti opozitare dhe maxhoranca, per mungese transparence ne investimet qe do te behen.

Denis Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›