E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Qeveria harxhon për reklama, që tu mbushë mendjen qytetarëve se jetojnë mirë

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, u ndal në qarkun e Lezhës për të prezantuar kandidatët për deputetë, të udhëhequr nga Monika Kryemadhi.

Në fjalën e tij Meta tha se vetëm falë bashkëpunimit dhe bashkimit Shqipëria do të ketë vendin e merituar në Europë, shkruan noa.

Ai e cilësoi retorikën politike si tejet konfliktuale, ndërsa tha se qeveria aktuale harxhon miliona euro reklama për tu mbushur mendjen se sa mirë qytetarët jetojnë, ndërsa tha se jetesën e tyre shqiptarët e njohin fare mirë.

“Sot Shqipëria ka nevojë për një qeveri me këmbë në tokë. Ne i njohim efektet e krizës, i ndjekim çdo ditë, papunësia është problemi më serioz, ku mijëra shqiptarë humbin vendet e punës dhe mbyllin bizneset e tyre. Ndërsa zonat përreth Lezhës përmbyten vazhdimisht dhe banorët e këtyre zonave mbjellin tre herë e nuk korrin asnjëherë, kjo ndodh për shkak të politikave tyë gabuara dhe mungesës së investimeve”, deklaroi Meta.

Ndër të tjera ai tha, prioriteti i Lëvizjes Socilaiste për Integrim është punësimi dhe arsimimi për punësim, ashtu sikundër politika e taksave për punësimin.

Meta tha se me votën e qytetarëve, më 24 qershor do të punohet që Shqipëria të vihet në punë, pasi siç tha ai vetëm nëpërmjet punës do arrihet të krijohet një ekonomi e sigurt dhe e qëndrueshme./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›