Përfitimet për punonjësit e ish-kooperativave 1946-1991
17/06/2011 Balluku : Eecuria kontributeve si dhe procedura se ku duhen dorëzuar kërkesat për trajtim
Organet e sigurimeve shoqërore kanë detajuar në mënyrë elektronike regjistrimin e bazës së të dhënave kontributeve për të gjithë punonjësit e ish-kooperativave duke filluar nga 1946 deri më 1991-shin. Me hedhjen e këtyre të dhënave, kjo kategori mund të paraqitet pranë sigurimeve për të konfirmuar llojin e pagesës me të cilën do të trajtohen në bazë kushteve të plotësuar mbi vjetërsinë e punës dhe moshës së kërkuar për t’u bërë pjesë e skemës përfituese. Sipas kreut të Drejtorisë së Kontributeve në këtë Institucion, Naim Ballukut, konfirmohet se për marrjen e vërtetimeve që kushtëzojnë llojet e përfitimeve kërkesat duhen dorëzuar në mënyrë individuale pranë agjencive rajonale të sigurimeve të vendbanimin e tyre. Gjithashtu nga ISSH-ja bëhet me dije se ka përfunduar në mënyrë elektronike regjistrimin e bazës së të dhënave për të vetëpunësuarit në bujqësi për periudhën 1993 e deri më 31.12.2010. Në këtë mënyrë, në formë elektronike përfundoi regjistrimi i pagesave për të gjithë kontributpaguesit që me fillimin e ekonomive private bujqësore e deri në periudhën aktuale. Balluku shpjegon se krijimi i bazës kombëtare të të dhënave të regjistrave të ish-kooperativave bujqësore është kombinuar me një projekt tjetër për krijimin e një baze tjetër kombëtare të dhënash për kontributet e paguara nga të vetëpunësuarit në bujqësi për periudhën 1.10.1993 e deri më sot, duke bërë kështu ndarjen e saktë të llojit të përfitimit për çdo individ.
Per me shume ne gazeten e dale ne treg