E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Rama, hiq dore nga Berisha

TIRANE - Dy lideret e majte, Ilir Meta dhe Edi Rama, me sa duket, kane vendosur qe t'u qendrojne besnik shkembimit te replikave ne distance. Keshtu, si LSI ashtu dhe PS nuk humbin rast pa iu kunderpergjigjur njera-tjetres, duke shfaqur keshtu qartazi ndasite mes tyre. Nese dy dite me pare, kreu Rama reagoi ndaj deklarates se kryetarit Meta mbi zgjedhjet ne Kashar, dje ky i fundit nuk vonon qe t'i kunderpergjigjet po me tone kundershtuese. Gjate nje takimi me banore te Selites, kryetari i LSI-se, Ilir Meta, duke iu referuar deklarates se Rames vleresoi se "une vertet jam cuditur kur kam degjuar pas 72 oresh kryetarin e PS-se, i cili foli ne menyre te papergjegjshme dhe teper kontradiktore, per nje ngjarje, qe duhet analizuar me pergjegjesi dhe me seriozitet". Njekohesisht, duke sqaruar me tej mbi kete moment, Meta u shpreh se "se pari duke u bashkuar me te per shqetesimin qe ngriti per sa u takon problemeve qe kishin zgjedhjet edhe ne komunen e Kasharit, tha Meta, une deshiroj qe ta ftoja edhe njehere publikisht mikun tim, Edi Rama, qe te mos vazhdoje me te ushqeje iluzione per veten e tij, dhe aq me teper te binde deputetet e PS-se dhe socialistet e vertete dhe popullin shqiptar se me Sali Berishen ai ka bere ose mund te beje ndonje reforme te rendesishme dhe pozitive per vendin". Sipas tij, nese reagimi i kreu socialist eshte real, atehere ai duhet te nderprese bashkepunimin me kreun e mazhorances. "Nese ka vertet ato mendime per Sali Berishen, per rrezikun qe Berisha i kanos zgjedhjeve ne Shqiperi, atehere ai duhet te beje nje autokritike te madhe per te gjitha pushtetet qe i dha Sali Berishes ne naten e 21 prillit, pa pyetur deputetet e tij, partine e tij dhe njekohesisht duke vazhduar me Berishen per te penguar popullin shqiptar per t'u shprehur per keto ndryshime te cilat ne fund te fundit kane te bejne me sovranitetin e gjithe shqiptareve", vuri ne dukje Meta gjate fjales se tij, lidhur me kete ceshtje. Duke u ndalur ne ceshtjet e politikes se dites, Meta ka folur dhe per zgjedhjet e Kasharit. Sipas kreut te LSI-se, rezultati i zgjedhjeve te Kasharit ishte nje tregues i presionit te jashtezakonshem te qeverise, te shtetit, nga ministrat e kabinetit qeveritar, te cilet ishin atje pikerisht per te ndikuar mbi rezultatin e zgjedhjeve te 27 korrikut. Por qe sipas tij, kandidati i LSI ia doli qe te renditej i dyti, duke treguar dhe peshen politike qe po ze tashme kjo parti. Oli Xhilaga


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›