Vrasja e kunatit, ADN per femijet
Bulqize - Nje dite pas krimit te rende mes dy familjeve me lidhje gjaku, i dyshuari per masakrimin e kunatit te tij me gure, ne rrefimin qe ka bere ne polici dhe para oficerit gjyqesor, eshte mbrojtur duke thene se ka qelluar mbi viktimen ne kushte vetembrojtjeje. Shefki Lila, 40 vjec, mesohet se i ka qendruar motivit te tij per kete zenke qe perfundoi ne tragjedi, nderrimin e djalit te tij te lindur 10 vite me pare ne maternitetin e Peshkopise dhe se ate e kishte marre 50-vjecari Vladimir Lika, njekohesisht kunati i tij. Per kete shkak policia dhe prokuroria kane vendosur qe si nje element te domosdoshem te dosjes do te perfshijne edhe analizat e ADN-se se dy femijeve te familjeve. Burime zyrtare thane dje, per gazeten "KJ", se "do te kerkohet te behet patjeter edhe analiza e ADN-se se femijeve per te zbardhur atesine dhe nese ata jane nderruar ne maternitet, dhjete vite me pare, sic pretendon i dyshuari". Lila, banues ne fshatin Cerenec te Bulqizes, ashtu sikurse viktima Vladimir Lika, pretendonte se, pasi kishte lindur bashkeshortja, po ate jave kishte lindur edhe e motra e tij. Por Vladimiri, sipas deshmise se tij, pas krimit, kishte perfituar nga kjo situate, duke e nderruar foshnjen. I dyshuari eshte shprehur se gruaja e tij kishte lindur djale, por pas nderrimit atij i mbeti foshnja qe ne te vertete e kishte lindur motra e tij. Per kete shkak, prej dhjete vitesh Lila kerkonte qe kunati t'i kthente djalin, ose ndryshe do te hakmerrej. Ai nuk kishte bere denoncim apo padi civile qe te kerkonte analizat e ADN-se per te zbardhur atesine, por i ka shkuar ne shtepi Likes, dy dite me pare. "Nese femija nuk rezulton i te dyshuarit, atehere pozita ndaj tij do te rendohet me teper, kurse ne te kundert do te kryhet nje hetim me i zgjeruar, qe mund te perfshije gruan e te ndjerit dhe drejtuesit e maternitetit", thane zyrtare te policise dje. Krimi ndodhi mbremjen e se martes ne fshat, afer baneses se viktimes. Lila kishte kerkuar kunatin e tij per te sqaruar ceshtjen, por debati degjeneroi ne perdorimin e grushteve e sendeve te forta. Pasi Shefki Lila e kishte vene poshte vetes 50-vjecarin, e ka goditur disa here me gure ne koke, duke i sjelle edhe vdekjen e menjehershme. Pas ngjarjes, 40-vjecari eshte arrestuar menjehere, duke pranuar autoresine. Akuza e momentit per te dyshuarin eshte ajo e "vrasjes me dashje".
Vladimiri asnjehere nuk e ka pranuar nje fakt te tille, duke thene se vertet kunatat ishin shtruar ne lindje ne te njejtin maternitet, ate te Bulqizes, por lindjet kane qene ne nje faze kohe te ndryshme, deri ne dy jave distance mes kunatave. Policia ka marre dy certifikatat e lindjes te dy femijeve dhe po heton rreth te vertetes se kesaj lindjeje, atesise e amesine e tyre.
Vladimiri asnjehere nuk e ka pranuar nje fakt te tille, duke thene se vertet kunatat ishin shtruar ne lindje ne te njejtin maternitet, ate te Bulqizes, por lindjet kane qene ne nje faze kohe te ndryshme, deri ne dy jave distance mes kunatave. Policia ka marre dy certifikatat e lindjes te dy femijeve dhe po heton rreth te vertetes se kesaj lindjeje, atesise e amesine e tyre.