Pranga ish-deputetit, tjetersoi pronen

Fier - Ish-drejtori i Bujqesise ne Fier arrestohet per tjetersimin e nje prone dhe shperdorim te detyres. Faik Memushi, i njohur dhe si ish-deputet i Partise Socialiste, atehere e Punes, ne vitin 1991, eshte prangosur mengjesin e djeshem nga forcat speciale, pas nje operacioni te befasishem. Ndaj tij, gjykata kishte dhene vendimin e denimit me 8 muaj burg, nje vit me pare, por qe ekzekutimi i urdhrit te ndalimit eshte realizuar vetem diten e djeshme.
Faik Memushi, 60 vjec, lindur ne fshatin Salari, te Tepelenes dhe banues ne Frakull te rrethit Fier, ka drejtuar institucionin nga viti 1999 deri ne 2004. Ndaj Memushit, rreth 3 vjet me pare ka nisur nje hetim rreth punes si drejtues i ketij institucioni, ku jane kapur disa shkelje ne lidhje me dokumentacionet e siperfaqeve te tokave bujqesore, por qe nga grupi hetimor nuk behet e ditur siperfaqja. Prokurorja e ceshtjes Elida Hoxhaj, ka leshuar urdher arrestin e tij ne date 28 korrik te ketij viti, nderkohe qe vendimi per ekzekutimin eshte leshuar dy dite me pas dhe brenda disa oreve eshte bere arrestimi i tij ne qytetin e Fierit. Mbetet ende e dyshimte dhe e papublikuar per mediat arsyeja qe ekzekutimi i vendimit dhe leshimi i urdher-arrestit ka ardhur 1 vit pas marrjes se vendimit te formes se prere, nderkohe qe Faik Memushi levizte lirshem dhe madje ishte i punesuar ne nje firme private.
Burime zyrtare te policise vendore thane se prangosja e Faik Memushit eshte kryer rreth ores 09:00 te dites se djshme ne afersi te baneses se tij. Ka qene sektori Kunder Krimit Financiar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Fier, qe ka bere dhe ekzekutimin e ketij vendimi. Arrestimi ka qene i papritur edhe per vete familjaret, te cilet kane shprehur habi, madje dhe ne lidhje me denimin e tij. Edhe pse akuza zyrtare eshte thjesht "shperdorim detyre" pa asnje detaj tjeter, burime nga grupi hetimor pohuan se perfshirja e firmes se Faik Memushit ne nje tjetersim prone, nga toke bujqesore ne toke are ose truall, ka qene akuza direkte qe e ka cuar ish-zyrtarin ne hetim disamujor dhe denim me 8 muaj burg. Vetem tri dite me pas, Faik Memushi, ish-kreu i Bujqesise ne Fier, do te ishte ne krye te tavolines, duke pritur nusen e djalit te tij. Ai sapo kishte nisur pergatitjet per martesen e djalit, ceremonia e se ciles tashme rrezikon te zhvillohet pa pranine e tij diten e diel, ndersa pritet edhe masa e sigurise ne gjykate per njohjen e ish-zyrtarit me vendimin e drejtesise te dhene nje vit me pare. Pritet qe familjaret dhe avokati te revokojne denimin e dhene gjate diteve te ardhshme.