E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zedi Ramadani: Si refuzova Bajernin e Munihut

"Shvajnshtajger! Shvajni... kaloje shpejt me dy kontakte topin te Ramadani. Bravo Ramadani, shume bukur, je djale me te ardhme, tamam per Bajernin". Keto fjale i perkasin legjendes gjermane Gerd Myler, trajnerit te ekipeve zinxhir te Bajernit te Munihut, te thena gati nente vjet me pare, atehere kur Zedi Ramadani, blerja sezonale e Dinamos, ishte vetem 14-vjecar e po kryente nje testim dyjavor me paraterinjte e klubit te famshem gjerman. "Me pelqyen shume dhe familjes sime i ofruan edhe punesim ne Gjermani, por une isha ende i vogel per t'u larguar, per me teper qe ne Pula, ne Kroaci, familja ime kishte disa biznese te mbara", - pohon ish-mesfushori i Varteksit te Varazhdinit.

Zedi Ramadani, keni disa dite qe po sterviteni me Dinamon, si ndiheni prane nje klubi shqiptar?

Te Dinamo eshte shume bukur, jam i kenaqur me ambientin, per me teper qe po mesoj shume me mire shqip. Si skuader Dinamon e njoh pak, pasi kur kam luajtur me Varteksin e Varazhdinit kam luajtur kunder ne Kupen Intertoto.

Ju keni qene per prove te Bajerni i Munihut ne moshen 14-vjecare. Si terhoqet vemendjen e tyre?

Po,eshte e vertete, qe jam testuar te Bajerni. Skauterit gjermane me kishin pare ne disa ndeshje te kombetares se moshave te Kroacise kunder Sllovenise e Finlandes dhe me ofruan menjehere mundesine e nje testimi. Folen direkt me trajnerin tim te Kroacia dhe mua personalisht, dhe shkova ne Gjermani ne veren e vitit 1999.

Me ke trajner keni bere stervitje te moshat e Bajernit ne ate kohe?

Ishte Gerd Myleri. Ai me tha se isha shume i mire dhe me pelqente per nuhatjen time ne loje. Kalova dy jave te Bajerni, me ofruan mundesine te vazhdoja atje, por te them te drejten nuk pranova se isha pa familjen. Isha shume i vogel dhe me duhet te qendroja ne internat, ne hotelin e Bajernit. Familja ime kishte nje biznes te mire ne Pula, ne qytetin tim, restorante e disa aktivitete te tjera, dhe nuk deshironte ta braktiste per te me ndjekur mua. Ne Pula jetoj me prinderit dhe nje moter.

Kush ka qene me ty ne ate grup, qe tashme eshte i njohur?

Kane qene disa, por une mbaj mend (Samuel) Kufur dhe (Bastian) Shvajnshtajger. Ne rast se Bajerni do te me ftonte tani do te shkoja me vrap. Une jam tifoz i tij, dhe pervec Shqiperise e Kroacise, bej tifozllek edhe per Gjermanine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›